Seferi dhe forca e Fjalës / nga Teuta Sadiku

 

Seferis1

         Jorgo  Seferi

 

Seferi  dhe forca e Fjalës

 

 

teuta portret

         nga Teuta Sadiku

U zgjova me të mermertën kokë ndër duar
që mi këputi bërrylat dhe nuk di ku ta mbështes
binte ëndrra teksa dilja prej ëndrre
ja kështu u mbrujt jeta jonë dhe zor të rishpërbëhet .
Shikohem në sy .As të hapura as të mbyllura
i flas gojës që me mund kërkon të flasë
mbaj nofullat e fytyrës që çorrën lëkurën.
Nuk kam më fuqi
duart e mia më humbën sysh
dhe më afrohen të cunguara.

ξύπνησα με το μαρμάρινο τούτο κεφάλι στα χέρια
που με εξαντλεί τους αγκώνες και δεν ξέρω που να τ’ ακουμπήσω
έπεφτε το όνειρο καθώς έβγαινα από το όνειρο
έτσι ενώθηκε η ζωή μας και θα είναι πολύ δύσκολο να ξαναχωρίσει .
Κοιτάζω τα μάτια .Μήτε ανοιχτά ,μήτε κλειστά
μιλώ στο στόμα που όλο γυρεύει να μιλήσει
κρατώ τα μάγουλα που ξεπέρασαν το δέρμα.
Δεν έχω άλλη δύναμη
τα χέρια μου χάνονται και με πλησιάζουν ακρωτηριασμένα .

u mbrujt- u lidh, u krijua
mollëzat e faqeve- nofullat e sipërme të fytyrës.

Sa shumë na lodhën statujat ,aq sa nuk dimë më ku ti vëmë.Po a do vazhdojmë  akoma të meremi me to ? A kanë më  se ç’farë të na rrëfejnë statujat?Mos vallë ato presin të kthehemi dhe ne në statuja, pa gojë, pa sy, pa duar , pa këmbë?
Është poeti vetë që në gjithë këtë proçes rrëfimi dhe monologu herë shfaqet e herë largohet deri sa vetë fjala arrin në kulmin e vet dhe poeti lëshohet në duart e fjalës, i jepet i gjithi forcës së fjalës për të arritur majën, kulmin e tensionit për të hyrë pastaj i gjithi , i plotë( mendimi ) deri në grimcën më të vogël në zemrën e qelizës së fjalës .Duke mbajtur në duar dhe lexuar krijimtarinë e poetit grek, i cili tashmë (mungon ) na shfaqet mes vargjeve arrijmë në përfundimin se fjala nuk është pronë e askujt .Fjala është pronë e të gjithëve njerzve ,mbarëbotës.Fjala është fëmija i çdo epoke, i çdo vendi.Fjala është gruaja , nëna, Femra që lind e rilind ,fjala është gjaku që ushqen trupin , mendjen,fjala është Toka që nuk shitet as blihet as gjymtohet.
Fjala poetike e poetit grek Seferi ka tre cilësi :
E para,- Fjala poetike e tij kapërcen kufijtë kohorë dhe tokësorë (shpresa i jepet njeriut (lexuesit) edhe pse shpesh ,Shpresa të lë shijen e athët të tragjedisë së njeriut)dhe arin në çdo cep të botës ,deri në ditët e sotme dhe tingëllon aq aktuale sa dikur .
e dyta – fjala poetike e tij kapërcen kufijtë e çdo gjuhe por nuk i shkel gjuhët , nuk i përdhos kurrë ato.
e treta -fjala poetike arrin kulmin,poeti kap cipën e membranës së fjalës , e kërkon me duar e tendos atë në maksimum , por nuk e gris , nuk e çan atë dhe e gjithë kjo falë masës së përdorur, një masë ku fjala peshohet me kamatin e saj e matet me metrin e saj. shpesh në heshtje.
Të mos harrojmë se krijimtaria poetike e poetit u shfaq dhe lulëzoi në një epokë ku i thurej himni heronjve, statujave, por me mjeshtëri poeti arriti të ndajë dukshëm njeriun e thjeshtë nga heroi ku shpesh ky i fundit mbeti në hapësirën e skenës së mitologjisë, të tragjikes , ndoshta asaj shekspiriane.Kurse njeriu i thjeshtë mbijetoi falë forcës së fjalës. Nuk do të kthehemi në statuja pa gojë, pa sy , të cunguara.Fjala dhe forca e saj janë karakteristika jo vetëm të krijimtarisë poetike të poetit por edhe të  epokës sonë  .

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s