Nga ditari i viteve të kaluara

 

 

arqile portret 1

Nga Arqile Gjata

 

…Ajo, me orë të tëra rinte mbyllur në shtëpin e saj. Jetonte bashkë me heshtjen, kishte kohë që ushqehej me dhimbien e jetës.
Duhet të jetë larguar me krenari nga vetja…
Për ta gëzuar sadopak atë zonjë, gjeta kohë t’i përciell disa kujtime:
-E dashur!
Ti tani jetonë në fshatin e largët! Aty jeta është një qetësi e madhërishme pyjesh nën qiellin si qilim vezullues.
Shpresoj që, grimcat e atmosferës të ngopura me mendime të bëhen një mëngjes i bukur për ty, me besim se fat të mirë mund t’ju sjell e nesërmja.
Mikja ime!
Ke bërë mirë që je në vetmin tënde! Ne u takuam në jetë përmes rrugës së mendimit. Shtegun për tek shpirt juaj e di vetëm fjala. Bekuar qoftë fjala!
Më pëlqen udha juaj, dhe unë mendoj si ty-Një zemër larg, të do më shumë!
Kush tjetër veç teje e di…se si at ditë me ty u ngjitëm në majë të malit bashkë me shumë shokë e shoqe për verim. Pa perënduar dielli zemrat tona i flladiti fjala…”TË DUA!”?
Mikja ime!
Unë kam shumë gjëra për mos t’ju harrua, por mbi të gjitha kam shpirtin tuaj! Këtij shpirti nuk harroj ti shtoj dhe frymëmarrjen e dashurisë tonë të viteve të kaluara. Ndërsa me aromë buke të ngrohtë e me dlirësi prej foshnje portretizoj shpirtin tënd të mirë.
Mësoje!
Mendimi ecën më shpejt se drita, vjen e sodit teksa, me gishtrinjtë e asaj dite ti do kompozosh këngë për kujtimet tona!
E dashur, po kaloj “bukur”…!
Mendimi për ty refreni i një kohe që nuk ka mbarim. Malli im gërshetohet me përqafimet tona, që pres e pres rrënjëngulur në kristale loti!
Dhe unë si ty jam, me shpirt të butë!
Ende shfletoj me shumë kujdes mërmëritjet tona, duke pritur një zemër që di të dëgjoj!

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,308 hits

February 2015
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List