Epigrame nga Iliaz Bobaj
PRONARËT
Një jetë me punë djersëlarë,
pronë, i ati, kish një kalë.
Në pak vite tranzicioni,
i biri, pronar avioni.
KËMBORA E UNIT
Për ta bërë veten pakëz më të rëndë,
varim në qafën,
tonë këmborën e unit.
Dhe e tundim, e tundim, e tundim…
MIKU I RREMË
Po pate një mik të rremë,
është njëlloj,
si të kesh një monedhë të rreme në xhep.
Pa pikë mëshire flake tej,
ta ndjesh veten të lirë, të qetë.
LAJKA
Në pamje lule e bukur,
po helm i pikojnë fletët.
Lajkën e falin dinakët,
e pranojnë mendjelehtët.
CILËSIA
Shportës së mbushur me perime,
t’ia ngresh cilësinë, e ke vetë në dorë,
kur i heq një kungull, të vend të tij,
vendos, të paktën një sallator.
VLERA
Për t’i vënë notën njeriut,
s’është nevoja për përralla,
se sa di, e tregon puna,
sa nuk di, e tregon fjala.