Poezi nga Pedro Salinas
Pranija amshuese
Nuk ka rëndësi që nuk të kam,
nuk ka rëndësi s’e nuk të shikoj.
Më parë të përqafoja,
më parë të shikoja,
të kërkoja të gjithën,
të dëshiroja të tërën.
Sot nuk kërkoj më
as duarve, as syve,
të fundit prova.
Të më qëndroje afër,
të kërkoja më parë,
po, pranë meje, po,
po, por atje jashtë,
e u kenaqesha
duke ndjerë që duart e tuaja
më jepnin duart e tua.
Që syve të mi
i siguronin praninë,
Kjo që të kërkoj tani
është më shumë, shumë më shumë,
se puthja o shikimi:
që ti të më qëndrosh
më pranë meje,
brënda.
Si era që është e papashme,
dhe duke i dhënë jetë qiriut.
Si drita që s’është
e qetë, fikse, e palëvizshme,
duke ikur nga qendra
që nuk lëviz kurrë..
në trupin që dridhet.
nga flaka perdredhuese.
Si është ylli,
i pranishem dhe i sigurtë,
pa zë e pa prekje,
në zemrën e hapur,
të qetë të liqenit.
Atë që të kërkoj
është vetëm
që ti të jesh
shpirti i shpirtit tim,
gjaku i gjakut tim
brënda damarëve.
Që ti të qëndrosh tek unë
si zemra ime që kurrë
s’do shoh, e prek
ku të rrahurat
nuk shkëputen kurrë
për të më dhënë jetën
deri sa të vdes.
Si skeletri.
Sekreti i thedhë
i qënjes time, që vetëm
do më shoh toka,
ama që në jetë
është ajo që karikohet
të mbajë peshën time,
të mishit e të ëndrrave,
të gëzimit dhe të dhimbjes,
misteriozisht
pa prezencën e syve
që kurr nuk shohin.
Kjo që të kërkoj
është që mungesa e
trupit kalimtar,
mos të jetë për ne harrim,
as ikje, as mungesë:
por që është për mua
zotërim total
të shpirtit të largët,
pranija e amshimit.
Shqipëroi @Flutra Kuqani Malo 2013
Shqipëroi Flutra Kuqani Malo