Reportazh : Me shumë sukses përfunduan ““Ditët e Letërsisë shqiptare” në Michigan”! / Nga: Kaltrina VB Hoti

Reportazh : 

Me shumë sukses përfunduan ““Ditët e Letërsisë shqiptare” në Michigan”!

 

 

kaltrina

Nga:  Kaltrina VB Hoti

 

Ashtu siç ishte e paraparë nga organizatori “Revista Kuvendi Detroid” u mbajtën me shumë sukses “Ditët e Letërsisë shqiptare” në Michigan. Ishte ky një vit jubilar ku për të 15-në herë me radhë duke filluar që nga data 28, 29 dhe 30 Tetor poet, shkrimtar, artist, studiues, gazetar shpalosën veprat e tyre nga fusha e artit në ambientet e bukura të përgatitura nga organizatori. Në këto takime përveç poetëve, shkrimtarëve e gazetarëve vendas merrnin pjesë edhe poet, shkrimtar e studiues edhe nga vise tjera të SHBA-ve por edhe mysafiri nga Shqipëria. Ishte i ftuar shkrimtari dhe studiuesi z. Agron Tufa. Mbrëmja apo pritja dhe njohja mes veti u bë në Kafe Kuvendi ku nikoqiri z. Pjetër Jaku shpalosi zemrën e tij bujare.

 

14970976_1778994362359094_1827226012_o

 

Të pranishëm në këtë eveniment letrar ishin:  gazetari, publicisti dhe kritiku, Ilir Seci, njëkohësisht edhe Kryetari i Jurisë në Ditët e Letërsisë Shqipe, 2016, gazetarja, publicistja dhe poetja Rajmonda Moisiu nga NY, shkrimtari dhe publicisti Pierre Simsia, poetja dhe artistja piktore Kaltrina VB Hoti, shkrimtari dhe studiuesi Safet Hyseni nga Minnesota, historiani dhe aktivisti i çështjes kombëtare Prend Qetta, nga Connecticut, shkrimtari dhe poeti Mehill Velaj, nga Connecticut, shkrimtarja Qëndresë Halili, nga NewYorku, prof i matematikes nga Peja Kosovë, Xhelal Tetaj, etj. Ashtu siç thamë edhe me pare këtij manifestimi iu bashkëngjitë edhe mysafiri nga Shqipëria z. Agron Tufa dhe shkrimtari Ramiz Gjini. Në natën e parë në darkë u bë përshëndetja nga publicisti dhe shkrimtari z. Pjetër Jaku që njëkohësisht është organizatori i cili ka mbledh rreth vetes një grumbull shkrimtarësh aktivistësh të ndryshëm në mbështetje të aktivitetit tre ditor. Kësaj nate pati dhe disa recitime nga shkrimtarët Rajmonda Moisiu e cila u paraqit me dy poezi dhe Safet Hyseni i cili recitoj një poezi nga libri “Puthja sekret” i autores Kaltrina VB Hoti. Nata e dytë u mbajt në ambientet e kishës shqiptare “Kisha e Shen Palit në Rochester, kishe katolike Shqiptare në Michigan. Gjatë kësaj nate ku merrnin pjesë edhe aktor, këngëtar dhe dashamirës të fjalës së bukur të artit u bë prezantimi it ë pranishmëve si dhe u promovuan dy vepra të artit letrar, konkretisht u promovua libri i piktores, poetes dhe romansieres z. Kaltrina Hoti. Libri i saj i tretë në gjuhën shqipe “Puthja sekret” u promovua nga shkrimtari Safet Hyseni në rolin e redaktorit.  Poetja dhe piktorja Kaltrina VB Hoti këtë vit po vije në letërsinë shqipe me tre vepra në poezi pasi që ajo ka botuar më parë në gjuhën angleze. Vepra “Puthja sekret” është përmbledhja e saj e tretë me poezi në gjuhën shqipe pas “Ta mora vargun” dhe “Preke ëndrrën”. Nga kritika letrare është vlerësuar si varg i ndjenjës me minimal art që është tejet tërheqëse dhe e veçantë në letrat shqipe.  Më pas gazetarja dhe poetja Rajmonda Moisiu promovoj dy vepra letrare të Irma Kurtit, autore shumë e njohur dhe me shumë tituj librash. Më pas vargjet e tyre i paraqitën të gjithë poetet duke filluar nga Agron Tufa. Organizatori kishte parapa shumë çmime dhe mirënjohje. Pas dhënies së çmimeve moderatorja e shkëlqyer Albina Palushaj e barti mikrofonin nga tavolina në tavolinë duke mbledh vargjet dhe mbresat e kësaj mbrëmje. Vlen të theksohet pritja tejet miqësore nga Pjetër Jaku, Elida Marku, Ruzhdi Gurra, Rush Dragu dhe shumë të tjerë.

Juria, kryetar i së cilës ishte Ilir Seci ndersa anëtarë Qendresa Halili dhe Albina Palushi ndau keto çmime : Elida Rusta, çmimin e parë në poezi ; Safet Hyseni, çmimin “ Migjeni”, poezi ; Teuta Osmani, çmimin “ Gjergj Fishta” , poezi ; Ilir Demaliaj, çmimin e parë në publicistikë ; Pierre-Pandeli Simsia, çmimin “ Petro Marko” në prozë ; Raimonda Moisiu, çmimin “ Rozi Theohari”, publicistikë ; Albert Vataj, çmimin “ Faik Konica”, publicistikë ; Agim Agalliu, çmimin e interpretuesit  ;Istref Haxhillari, çmimin “ Anton Pashku”, prozë ;Vlash Fili, çmimin “ Betim Muço”, prozë ; Gjovalin Lumaj çmimin “Shtjefën Palushi” ne fushën e humorit ; Ruzhdi Gurra, çmimin e Këshillit Botues të Revistës Kuvendi, për cilësinë e publikimeve ; Agim Kurti, për ndihmën e dhënë revistës Kuvendi në disa aktivitete.
Ditët Letrare të letërsisë u mbyllën me shumë sukses dhe me shpresë se viti që vije do sjellë vargje të reja dhe të vlefshme për letrat shqipe.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s