Poezi nga Xhuljeta Kondi / Shkëputur nga vëllimi poetik “Shpërthime shpirti “

 

xhuljeta-kondi

Poezi nga Xhuljeta Kondi

 

Shkëputur nga vëllimi poetik “Shpërthime shpirti “

 

 

DASHURI

 

Trëndafil i ndezur me pamje ëngjëllore,

Dashuri! që zemra ke pushtuar,

Ke pushtuar, dhe botën ke ngatëruar,

Me shpërthimet e tua befasore.

Dashuri, mban emrin “Grua”

Që jep e merr si do ti,

Shumë njerëz pak i kanë rezistuar,

Shumë fatkeqësi, mbajnë emrin “Dashuri”.

Mos vuaj, o njeri, nga pendimi,

Nëse njëherë dashuria të zhgënjeu,

Zemra, mund të heshtë një çast nga trishtimi,

Por nuk mund të rri pa dashuruar.

 

 

AROMA E ZHGËNJIMIT

 

Sytë e zjarrtë papritur u fikën,

Çdo qelizë e jotja si qiri mu tret,

Fshehtësinë e zemrës tënde deshifrova,

Vetëm, aroma e zhgënjimit më mbet.

Atë mbrëmje të ftohtë me hënën e zbehtë,

Me fërshëllimën e erës që të rrënqethte,

Me një puthje të ftohtë si mermer,

Dhe një fortësi zemre si gur,

Të thash, “Adio” më në fund…

Mes lotësh përpiqeshe të më shikoje,

Kur iki, qan e dot s’largohesh,

Sa dhimbje kishin në sytë e tu,

Ç’gaz kish më parë në puthjen tënde,

Dhe përkëdhelje, o zot, pa kufi.

 

 

DEGËT E NJOMA

 

Këmbëzbathur, i reckosur,

Gjysma këpuce kish në këmbë,

Në krah mbante një boçe të madhe,

Më të rëndë se trupi i tij.

Por si fëmij që ishte,

Ndryshonte nga fëmijët e tjerë,

Që të veshur, ngjeshur ishin,

Dhe në vend të boçes së madhe,

Mbanin, çantën e librave në shpinë.

Eh ! ! Edhe pse i reckosur,

Ngjante më i bukur se të tjerët,

Zjarri që mbante në shpirt, e zbukuronte,

Dashuria, për të ndihmuar familjen e tij të mjerë.

Ah ! Jetë, që degët e njoma thyen,

Akoma pa u rritur, të ngrejnë kokën lart,

A do munden më vonë, këto të njoma degë,

Të përballojnë të ndryshmet stinë,

Që qiellin të arrijnë, e të shohin pak diell?

 

 

S’ MUND TË FLE DOT

 

Mbështjell trupin në trupin tim,

Të ngrohem, zhytur në krevatin e ftohtë,

Jashtë, qielli zbraz lotët e saj në shi,

Përzier me erën, që si muzikë shoqëron.

Në këtë duet kënge, erë e shi,

Dhimbja kryeneçe nis e këndon,

Si për inat të tyre, këndon një serenatë,

Një nga ato serenatat, që të lënë pa gjumë.

S’mund të fle dot…

Dritaren mbyll, dritën shuaj, që gjumi t’më zërë,

Mundohem ti them vetes një natë të mirë,

Por shpirti me kujtimet fillon të gdhendë,

Dhimbjen, që vazhdon të këndoj më lartë,

Një serenatë, me arom, plot helm e vrer.

S’mund të fle dot…

Serenata e dhimbjes më ushton në shpirt,

Dritaren hap, dhe përpiqem ta shporr,

Por dhimbja ngre drejt meje vështrimin,

Vështrimin e saj të ftohtë e cinik,

E ashtu duke u mburrur më thotë :

-Prehja ime je bërë,

Qysh atëhere, kur pragun e dashuris përqafove…

…Atëhere, vrapova të arija pragun e dashurisë,

Kur më trokiti, e u përqafuam,

Çiltërsisht, sinqeriteti i ndjenjave tona,

Shprehur në dashuri e dëshirë,

Nga pëshperima, që dolën nga zemra,

U kthyen në fjal, e dhurim ndjenjash në kapërthim.

Por më vonë papritur,

Portën mbyll me zhurm dashuria,

Aq sa, mbeta e tmerruar, e s’largohesha dot,

Edhe pse përmes portës, dëgjoja dashurinë që qante,

Iku…më parë se të ngopesha me përqafimet e saj.

Dhe unë prita me shpresë,

Në shoqërinë e ëndrrës së bukur,

Se do t’fitoja betëjen e dashurisë së humbur,

Ja që jeta, paska dhe kthesa jo të lehta,

Që s’të lë më ëndrrën të përplasësh.

Eh ! Ç’rëndësi ka tani…

Kur dashuria është zhdukur, dhe diku është strukur…

Pse kam dhimbje, e s’mund të fle dot ?

Lermë ! O dhimbje e shkuar,

Si dëshmi, vetëm kujtimet dhe fëmija më mbetën,

Lermë ! të harroj dalngadalë,

Të vdesin tek unë kujtimet e tua,

Që me fëmijën të jetoj, e gjumë të fle…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s