Poezi nga Marjeta Shatro

marjeta-1

Poezi nga Marjeta Shatro

 

Natë dimri

 

Hëna duket ende e zemëruar

Diamantet e saj mbi fusha më nuk shkëlqejnë

ndoshta nuk i pëlqen vetmia

ose e trishton muzika e heshtjes së natës?!

Veç flokët e borës kërcejnë lehtë

bien pa reshtur e me nxitim

Për tokën një mbulesë të bardhë  thurin!

Mbulesë e butë që prek gjithë kufijtë

Toka  mbuluar në të bardha ,

nën yje kristali fle

Flenë dhe njerëzit përqafuar

këtë natë dimri të zbardhur  gjer në re…

 

 

Një tjetër dritë

 

Mos e lër shpirtin të vuajë,

Pasionet të digjen kot në zbrazëti.

Zbute inatin e vjetër, të shkuar

Paskohën shikoje më me kthjelltësi.

Qetëso indinjatat e tronditura,

Në mundsh ndrydhjen nga vetja largo,

Ndiz kudo një shpresë  të re,

Një tjetër të nesërme

Një tjetër dritë që agimet rizgjon.

 

 

***

 

Në të përhimtën mjegullnajë,

Zbardhëlloi edhe ky mëngjes dimri.

Njerëzit të mësuar nga pritja e diellit.

ecin e ecin me sy nga përtejlindja!

 

Presin e presin  rrezet e para

Rrezet e ngrohta të shpresave të mëdha!

Se veç kjo dritëz përndrit mbi jetët

dhe tjetër shkëlqim në sy nuk ka.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s