Poezi nga Dhimitër Nica

dhimiter nica

Poezi nga Dhimitër Nica

 

Ndjenja

Dora rrëshqet lehtë mbi lëkurën e saj
nga prekja me të kokrrizohem mornica,
ndjenja që më mbyti qe tepër e rrallë
ta çoja gjer në fund,pastaj le të vdisja.

Shiu

Shiu binte pikë-pikë
mbi syprinën e tullës sime.
Tulla shuante etjen me kripë
dhe floku i ri fije-fije mbinte.

 

ME HËNËN BËRA DASHURI

Hëna herët në mëngjes
më erdhi përsëri në dritare,
nga sytë nxirrte lot dhe jo vesë
s’më erdhi me hapin si manare.

Dy yjet e piketuar për vallzim
i rrëshqitën ashtu papritur,
i humbën nga sytë pa drejtim
u dogjën në galaktikën e ndritur.

Dhe erdhi te unë me shpresë
që natën tjetër të dalim bashkë,
i premtova se do gdhinim çdo mëngjes
dhe ajo e lumtur m’u fut në shtrat.

 

MEDITIM PËR ÇDO FUND VITI…

Është fakt,tashmë nuk më çudit,
ku janë njerëzit?!
Megjithëse njerëzimi shtohet çdo ditë,
por po mungojnë ngado të ndershmit…

Pse është e ndërtuar kështu bota,
përse pesë vetë trapazojnë ligjet…!?
Brumbuj shoqërues,
formojnë rrathë brenda trungut të tyre
dhe formulojnë hamendje të kota…
Ah,pse qenka e ndërtuar kështu bota!?

 

HURI DHE HUNJTË…
-Fabul

Huri dhe hunjtë si soj që janë,
dinë të bëjnë vetëm një punë.
Të futen si hunj në një shteg a gardh
e të rrethojnë një kopësht,një baçe e rrugë.

Hunjtë rrinë si hunj,besë e fe duket se kanë,
aty ku ngulen, aty i gjen për shumë vjet!
Jane shumë besnik në futjen e parë,
derisa kalben e ndërrojnë jetë.

Huri dhe hunjtë bëjnë edhe punë të tjera,
lidhin veshgjatin në një hambull a lëndinë…
Ngjajnë kaq shumë me ca mendje të mjera,
që marrin ca poste e çimentojnë tapinë…!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s