Poezi nga Raimonda Moisiu

raimonda

Poezi  nga Raimonda Moisiu

 

Në natën e ndërrimit të viteve…

Nën dritën verbuese të shandanëve,
sy që kryqëzojnë vështrimet,
duart të gërshetuara fort,
frymë…frymë…frymë….,
pika djerse që pikojnë…..,
gotat e verës si dy pika gjaku,
tiktaket e orës,
dy fytyra që ndricohen ,
dy cigare që tymosen…
në natën e fundit të vitit….
-.-
Nën dritën verbuese të shandanëve….
Sekreti i virgjërisë së kësaj nate,
më pushton me dlirësinë e brishtë
si një serenatë gazmore,
në castin e pasionit të dashurisë….
-.-
Sekreti i virgjërisë së kësaj nate…
Në valëzimin e flladit të natës,
mezi pres të përkundem lehtë,
në shtratin e argjëntë,
të dëgjoj e kënaqem, me sinfoninë e ujit,
të lumit,
që gurgullon poshtë dritares tonë.
-.-
Mezi pres….!
Dashnori im..!
Të mos i frikësohemi dritës së shandanëve,
të pëshpëritim përrallën e dashurisë,
t’i bëjmë buzët si flutura,
e të zhytemi në fluturimin e puthjeve,
të ndricojmë të fshehtat e syve.
-.-
I dashuri im..!
Në strehën e prehërit të natës,
të ndërrimit të viteve,
orës dymbëdhjetë.
ora më e bukur e vetmisë,
e zhurmës së mrekulleshme të jetës,
të vallëzojmë si një puhizë lulesh,
të ndjejmë të rrahurat e ankthit dashuror,
të zemrës,
të kënaqemi me parfumin e shpërthimit,
të frymëmarrjes,
të bashkojmë livadhet tona.
-.-
Sikur dreri thërret drenushën e tij,
në këtë natë të fundit të vitit ,
Ti falemi altarit të dashurisë!

 

“…kurthi i mëkatit…..”

Dua të ndjej ritmin e ecjes tënde,
Poshtë dritave të zbehta të rrugës,
Që në heshtje kundrojnë botën e dëshirave,
Botën e verbërisë së puthjeve të çmendura,
E marrëzisë së pafund të përqafimeve.
-.-
Dua të humbas në zbrasëtinë e bahçes tënde
Të mbjell luleshqera, borzilokë , karafila dhe lulebajame,
T’i vadit me avullin e valësit të frymëmarrjes,
Që pikon pik-pik, në çastin e nisjes.
-.-
Dua flokët e tua t’i marr ndër gishtat e mij,
Dhe me fluturat e puthjeve ,
Të thurrim gërshetin e puhizës së ofshamave,
Në butësinë prej muzgu të bukur,
atë, – të kurthit të mëkatit.
-.-
Nën rrezatimin magjik të llampave,
Me fëshfëritjen e fluturimit të dy pëllumbave,
Dua të rrëzohem mbi honet pafund ,
Të botës së heshtur qiellore,
Duke pëshpëritur një fjalë të vetme:
Emrin tënd !!!
-.-
Dua të notoj në ujrat e shatërvanit,
Të udhëtoj në mjergullën e kaltërsisë,
të syve të tu,
Dua të dëgjoj cicërimën e zogjve të bahçes tënde,
Dua…dua…dua..frymë….frymë,
Dua…dua…dua….vetmi,
sic është pasqyra e shpirtit tim!!!

 

Përmbi rrudhat e dhimbjes….

Sa shpejt kaluan vitet, krejt si akulli u shkrinë,
Si një flutur e lodhur, më endesh ndër kujtime .
Dhimbja që lë pas, s’gjenë forcë për t’u venitur,
Iku ky vit…Vjen tjetri i dërrmuar e i rraskapitur…
.-.
Thërras në kupë të qiellit, rrah këmbët fort me tokën,
Ndrydhur shekulli ndër dhimbje, çan fort parzmin e gjoksit,
Dhe hapen valë – valë epshi, zemërimi, kotësia
Udhë me gjëmba, pengjet,madje edhe lakmia….
.-
Një fillim i ri na duhet , me ëndërra të reja,
Të bukura, të papritura, si në të kaltërt vjen rrufeja.
Fshehur rrijnë iluzionet në shpirtin tim të vrarë,
Dhe rrjedhin lotët e shiut litarë – litarë – litarë.
.-.
Përmbi rrudhat e dhimbjes në fytyrën e vrerosur,
Tëmthat rrahin, veshët shugullojnë e s’kanë të sosur.
Mes të drejtës dhe kuptimit, çfar t’i zgjedh kësaj jete?
Koka më duhet lart, për TY edhe për Vete.
.-.
E vërteta ngashëren vargjeve si ndrin dritë e Zotit,
Që ndrin lugun e jetës dhe përjetësinë, si qëmotit!
Jo në parajsë, në tokë, do të bashkohemi përsëri…
Nën palmën e serenatave për një roman të ri.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s