Poezi nga Rami Kamberi

rami kamberi 1

Poezi nga Rami Kamberi

 

PAS BETEJAVE, TË NJË LUFTE….

Unë, malësor, i kullave të Sharrit
Si poeti me penë, terrin jermi e ngas, mes errësirës
Si gishtat kur i drejtohen, të parit

Që ia qëllojnë, ëndrrën e lirisë, që e fsheh mes ballit
Kur e merr ikjen në sy, për fitore
T’ia tregon flamurit, që e valëvitin stuhitë, në mes malit

Duke e qortuar veten, pse sytë i lidh, për shikimet, Shqipëri
Kur dridhet, nga tradhtia e motit
Si palca e besës, kur kullonë nga eshtrat, lidhur nëpër robëri

Mallkon, sytë që e shikojnë, gojët që e pagëzuan, i marrë
Pështynë rrugën, kah eci, si luftëtar
Ku gjeneralët e emëruan, me gradën e komandantit të parë
E malet I dhanë dekoratën, çlirimtar

Unë, malësor, i kullave të Sharrit
Si poeti me penë, terrin jermi e ngas, mes errësirës, për ndriçim
Pse gishtat i drejtohen, luftëtarit
Për t’ia pikalosur rrudhat e ballit, si i marrë, luftëtarit të atdheut tim.

 

NDËR KULLAT, ARBËRORE…

Betejave, shekullore
Në ëndrrën e të gjallëve, portat mbetën hapur, drejtë lirisë
Nëpër kullat, arbërore

Shteg tjetër, nuk gjetën, mes robërisë e tradhtisë, përplot, serti
Që kohën e çmendin, me ngjyrat e urrejtjes
Përtej vdekjeve, për të sosur emrin e mbetur, lulishte për dashuri

Me prushin dhe flakën, e ferrit
Hi, duan ta shndërrojnë edhe harresën, që i mbulon fjalët, kujtesë
Të urtisë, ndër fushat e nderrit

Dalë, nga rruga e gjakut, për ecje, drejtë krenarisë, kohë shqiptare
Shënjuar, nga besa fisnike
Që hije i bënë tokës, me dritën e shpresës, për një luftë, çlirimtare;

 

NGA FARË E MBJELLË, TRADHTI…

Në tokën time, nuk sosen, dhimbjet e ditës e as të natës
Nga farë e mbjellë, tradhti
As sot kur plumbi të merr kot, si dikur kokat tehu i shpatës
Pse sytë ëndërrorin, ngjyrën liri

Mes moteve, që hynin dhe dilnin, dimra, përplot ngrica dëbore
E koha heshte, sikur të ishte pranverë
Mes gjakut fisnik, mbetur këngë, e lahutave e hutave, arbërore

Furtuna të acarta, me ngjyrat e robërive të gjata, marrin jetë, kot
Me thirrjet e shekujve, s’ka shqiptari
Hyjnë e dalin, nëpër tokën time, si djalle e xhinde, lidhur nëpër lot
Deri tek plisi, mbetur, pa emër e liri.

 

AI, QË SOT JETON MES GOJËVE QË E PËRGOJONIN…

Pranë meje, me të madhe e përgojonin gojët, ai
Lindje
Vdekje
I numëron, me koka fisi, të humbura, si pikat, shi

Kur prekin tokën, në pikë të ditës, që fliste me diell
Sikur çlirimtarit, kur i humb rruga
Kur në vend të shikimeve, sytë i harron, nëpër qiell

E pështynin tokën, shfryheshin, me të sharra, ai
Robëri
Tradhti
Me dashurinë e fjalës, donë t’i tret, me ngjyrat krenari

Si gjeneralët, që betejat i numërojnë, vetëm me fitore
Me ushtri perandorish, të mëdha
Që tokën e mbjellin me varre, si këta, mbi tokë arbërore

Pranë meje, me të madhe, e përgojonin gojët, ai
Liri
Shqipëri
Me valëvitje të flamurit, donë ta pagëzoj, ardhmëri

Me shtatin copa e një pikë gjak, duke shkruar ca fjalë
Rrugës, ku i mbet jeta, e shkruar
Në këtë tokë, kokat i lanë perandoritë, ne mbetëm gjallë

Pranë meje, me të madhe, edhe sot e përgpjojnë gojët. ai
Me plagë e pranga, të shpresës
Pas grilave, mbet pikturë e harresës, për sytë, robëri e tradhti
Në muzeun e burgut, si plisat e besës.

 

QË TA LEXOJNË, SYTË E KËSAJ BOTE…

Shumë, shumë u dashurova në dashurinë time, të ndaluar
Si të parët e mi, ndër mote
Që u tretën varreve, shqiptarçe, jetën kohës për t’ia shkruar

Nëpër sytë e saj, që kurrë nuk u dridhen, me shikime tmerri
Për ditëfestat e gjakëta, që i festonin djallet e dalë, nga ferri

E desha vdekjen, kur jetët qanin, për t’i marr dashuri e ndaluar
Mbi faqet e tokës, që si duronte lotët
Çdo emër, e kërkonte gurin e varrit, ditëvdekjen, për ta shënuar

Dhe lehonat, mbi prush, djepat i jepnin, për dashurinë e ndaluar
Si nënat, para bajonetave, këngën e përjetësisë, duke e kënduar

Shumë, shumë u dashurova në dashurinë time, të ndaluar
Si të parët e mi, ndër mote
Që u tretën varreve, shqiptarçe, jetën kohës për t’ia shkruar
Që ta lexojnë, sytë e kësaj bote.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s