Cikël poetik nga Agim DESKU

Agim Desku

Cikël poetik nga Agim DESKU

 

AZIL

Ç῾djall m῾u deshtë të kujtoja azilin

Një mijë vjet dhe ende azil a refugjat

Në shtëpinë time,në cilën Evropë

Që para saj isha këtu,kur botën sundoja.

 

Dhe ç῾ironi,ç῾padrejtësi e kohës

Apo koha bën pajdrejtësi ndaj yjeve

Të drejtën e jetës Zoti ma fali

Kur këtu s῾kishte njeri as edhe një djall të vetëm.

 

Ah,përsë më erdhi m῾u sonte në mëndje kjo fjalë

Dikur e mendoja në është e vërtetë apo vetëm përrallë

Sot edhe pas harresës sime jetoj si azilant a refugjat

Në një atdhe ku ma copëtuan sa vet zemrën time.

 

Njërën anë të medaljes ma vjedhen në pikë të ditës

Të artën që ma ruanin gjysh e stërgjysh deri në kohën time

Edhe këtë ma kidnapuan sa e sa herë pa asnjë poterë

Çfarë të bëj tani me jetën kur në shtpinë time jam azil.

 

Evropa,as bota nuk i ngjanë më botës së vet

Beso apo mos beso se jam refugjat, po së po

Por si të pajtohem me jetën kur më duhet disi ta jetoj

Nën një Diell kur nuk ngroh për të gjithë njësoj.

 

Ç῾PREHJE SONTE KANË YJET

Të qetë e fala prehjen e shenjtërisë së jetës

Asnjërit ma shumë sa hyjnive që e mërituan

Ç῾dëgjova dhe ç῾më panë sytë miliona ngjyra ylberi

Në takimin kokë me kokë të yjeve së si vezullonin.

 

Bota për pak e humbi jetën e shfrenuar

Kur yjet e moren fjalën e vetë në mbrojtje

I falën dashurinë që vetëm hyjnitë të njëjtën e kanë

Të lirë ma duan edhe fjalën time si fjalë e shenjtë.

 

Sonte u shndërrova në jetën e kësaj mbrëmje të zotnave

E vetmja ëndërr e fjalës ,e dhembjes, të viteve me të mira

Dëshmitarë e kam jetën dhe lotin e lutjeve të së dielave

Kur me mijëra herë edhe unë jam shndërrue në uratë atdheu.

 

Prehem para fjalës së bukur që yjet ma kanë rujtë si relikt

Kurrë nuk ma deshtën çmendurinë e fjalës, as të jetës

Eh,ec e mos u bë poet i fjalës,i përëndive,i lutjeve,i jetës

Që vetëm sonte po e jetoj si yll i shenjtë që qiellin ndriqon.

 

Besoni në Diellin që më falë çdo ditë ngrohtësi shpirti

Sonte të njëjtën flakë Dielli e mbaj në shpirt kur gotën ngriti

Kur për dashurinë e Diellit e fala jetën dhe dashurinë time

Sa të shenjtë më rrinë pranë sonte yjet e mi të zbritur Ozonit.

 

Mos më ktheni më në jetën e hidhur të botës mëkatare

Me vdekjen do të pajtohem para së të takoj fjalën e hidhur

Sonte prehem në sëcilen lule me aromë Shqipërie

Në trëndafil jetën zotnat ma shndërrojnë nëse iku yjeve.

 

Atje ku nuk zbres më asnjëherë në tokën plot mëkate

Dua të ngjajë me njerun e varfër,me jetën e tij hyjnore

Dua të marr me vete buzëqeshjen që vetëm ai di të falë

Dua që kurrë të mos këtë fjalë të krisur,as plagë shpirti.

 

ECJA OLIMPIT

Të ecja Olimpit e kisha për nderë

Tek sa kërkoja Homerin me fenerë.

 

Ecja gjysmës së atdheut të ndarë në dysh zemre

Kudo e kërkoja emrin e harruar tash e një mijë vjet.

 

Përse askush nuk e di cili jemi këtu dheu i kësaj toke

Unë apo vetë përënditë që më falën jetën e shenjtë.

 

Pa dashje ngrita gotën plot verë jete të Ozonit

Kurrë nuk e kisha në mendje të ngritëm mbi yje

As ta preku pakez Diellin për fuqinë që më falën hyjnitë

Në Zot të kësaj toke u shndërrova çdo ditë nga pak me jetën.

 

E kam mendue të ecja nepër flakën e Diellit

Duhet të bëhesh edhe pak më shumë kritik i vetëvetes

Diellin dua ta le të lirë për sytë e atdheut.

 

Në çfarë ore jemi nisur drejt jetës së dehur

Cilën vdekje me parë duhet takuar dritareve të ferrit

Sa jetë jetësh kam falur dhe sa duhet të fali.

 

Atdheu ma ka besën veç për jetën  e lirë të luftëtarit

Që mbronë secilin që ka adheun në shpirt e zemër.

 

Me mua nuk e di si do ta ndanë jetën e hyjnive

Apo të dytë do të bëhemi vargu me i bukur i Ozonit.

 

Nuk e kam besue së udha për në Olimp është Rruga e Kombit

Të gëzohem me fatin tim që më në fund e di se ku e gjëj emrin tim të lirë.

Të them të dua miku im për vargun e lenë kujtim brezave të mi.

 

Dhe festën e nisi me gurët e thyer të sëcilit kufi ndarës

Edhe të atij që ma ka ndarë me lot jetën dhe atdheun

Pa pasur guxim t῾ia falë vetëm një puthje mikess sime të shtrenjtë

 

EDHE NUK ISHTE ËNDËRR

Mbrëmë me ç῾fytyrë më ftoi Hëna

Kishte ngritur kokën mbi yje

Sonte me të buzëqeshur e kishte fytyrën

Së njëmijë fytyra të mia më tha.

 

Në ëndërr shtatë pash nën dhe i kishte futur puthjet

Para atdheut të çliruar askush nuk i ka për nder.

 

Njeqind herë kam lujtur me puthjet

Nuk e dija së kanë etje detrash

Kam mendue ngjajnë vetëm në aromën e trëndafilit.

 

Eh,si të kisha fuqinë e jetës së shiut

Të ia shuja çdo etje puthjeve të rëbeluara.

 

Kisha frikë mos më çmendin këtë mbrëmje Hëne

Nuk doja ta shkruaj vargun e krisur

Është vështirë t῾i ndalosh valët e detit

Edhe me vështirë valët e jetës.

 

Jam mësuar me fjalën e dhënë

Sa herë jam zënë edhe me vetëveten.

 

Dua të jem kalorës i shenjtë

Të jetoj a vdes edhe për fjalën e pathënë

Krejt më është e njëjtë jeta

Edhe nëse humba a fitova puthjet e Hënës.

 

Ç῾RRËFIM PËR JETËN

Diellit ju rrëfeva për jetën

Ngrohtësinë falja fjalës sime

Nëse vetëm ëndërr i takoj këtij shekulli

Mos më zgjoni në asnjërën kohë.

 

Jo,asnjëherë nuk isha ëndërr e jetës

Vet dheu i sëcilit brez ,që u flijuan si luftëtarë të lirisë

Isha edhe fjalë e besë e shqipeve dhe zanave të malit

Nepër legjendat e Rozafatit aty ku jetonim me perënditë.

 

O çfarë nuk isha për ngrohtësinë e Diellit

Dhe fatin e atdheut kurrë pa e lënë të vetëm asnjëherë

Diellin e luta të më bënë të barabartë me fatin e trëndafilit

Që nuk ma hidhëroj asnjëherë jetën,atëherë kur jetoja me lulet.

 

NËSE FLAS ME FJALËN

Nëse flas vetë me fjalën

E di rrugën e Diellit

Kurrë nuk do të rri më këmbëkryq

Të pres lirinë e falur.

 

Nëse ndonjëherë e gjej fjalën

Të zënë peng nga ferri i Dantes

Për asnjë çmim,jetën nuk do ta lë të më humbasë

Le të kthejnë Zotat tek unë,të flasim si burrat.

 

Tërë jetën kërkova mëkatin e vdekjes së fjalës

Një shekull më turpëroi para vetvetes

Sikur të kisha lindur si një i huaj në atdheun tim

Të lutem,më falë Zoti im nëse nuk më takon mua fjala e lirë.

 

NË KËMBIM TË FJALËS

Në këmbim të fjalës

Veten e lash pengë betejave për fitoret e lirisë

Fundi i botës nuk më takon asnjëherë

Edhe nëse komandohet e tërë bota nga unë.

 

Nëse Dielli m῾i falë rrezet

Tërë botën dua ta ngroh fuqishëm

Sa edhe yjet të jenë sytë e mi

Më nuk dua të ia shoh asnjë dhembje njeriut.

 

QYTETI I JETËS

Ti i zbriti yjet nga qielli

Në pika shiu sa bukur i shndërrove

Dhe unë u zgjova nga plagët eTitanikut.

 

Serish erdhem në tokën e së vërtetës

Shëruam mijëra dhembje dhe krijuam qyetin e jetës.

 

SONTE TË QAVA JETË

Sonte të qava jetë

Përse më ikën pa më pytur fare

Puthjen për ndërrimin e motmoteve

Ma ke lënë pengë të jetës.

 

E luta Hënën të ma merr,por ishte e zënë

Me yjet që ziheshin nga dashuritë e vjetra.

 

Askush nuk ma mori përpos trëndafilit

Dielli më fali pak ngrohje në këtë natë acarësh

Kishte frikë të mos më thahej puthja e jetës.

 

Sonte qava dhe nuk dija nga cilët binarë të ecja

Jetën e solla deri këtu,e shndërrova të tërën në varg yjesh

Tani si të nisëm dhe ku më mbaron udha e jetës sime

Në cilin yll ta shkruaj prap fatin tim, si fat atdheu.

 

Sonte e dini edhe përse qava me shumë së për jetën

Për fjalën që i rrija njëmijë vjet besnik hyjnive

Në shpirt e rujta më shumë së vetën,më shumë së të vërtetën.

 

Sonte kur ngritim gotën në zero dymbëdhjetë

I kërkova fjalës kurrë mos të ma ndanë në dysh jetën

Mos më rri me djajtë kur ke yjet dhe vet të vëretën.

 

Sote qava yjet e mbrëmjes tek sa zbritnin bashkë me dritën e Diellit

Më erdhen mu në vargun që e rujta një jetë të tërë kujtimesh

E diela do të më zbardhë pa dhembjet që jetuam sëbashku.

 

Njëmijë vjet paskam jetue të ndarë unë e atdheu me yjet.

 

Nuk e di për këta shekuj çfarë kam bërë për ty atdhe

Po,nuk e kam harrue fjalën si fjalë e vetme e jetës sime

Vetëm me të u mora dhe krijova legjendën mbi Të Bukurën e Detit

Me Bajlozët më duhej të luftoja dhemb me dhemb deri në fitore a vdekje,për mua njjëjtë ishtë vdekja për Detin.

 

PSE JE POET

Pse je poet e pyeta poetin

Pyeti yjet pse natën shndërrisin.

 

E pyeta pse e do fjalën me shumë së vetën

Sepse në të e gjej jetën dhe të vërtetën.

 

Poetin e pyeta edhe pse e do Diellin

Pyete më tha tokën dhe trëndafilin.

 

E pyeta edhe pse nuk vdes poeti.

 

Më tha,për mua falin buzëqeshje

Zjogjët ngado që fluturojnë të lirë

Njerëzit ma falin sëcilën ëndërr atdheu.

 

Pse je poet e pyeta Fishtën,Lasgushin

Serëmben,Heminguejn e shumë yje numërova

Diellin nuk e harrova ta vëjë në fenerin e Homerit

As Zoti nuk vdes kurrë para poetit.

 

MOS VDIS POET

Nepër flakë zjarri

E dua ecjen e poetit.

 

Nepër sytë e mi

E dua si lotë gëzimi

E dhembjesh.

 

As Hëna nuk e ka buzëqeshjen

E poetit

Shërimin e sëcilës plagë

Vetëm ai di të ma shëroj.

 

Mos vdis kurrë poet

Nëse duhet vdekur

Vdekësha unë për ty

Jeto për jetën time të shtrenjtë.

 

M῾i shpalos dhembjet e atdheut

Shëro atë që shërohet.

 

Zotin e kam dëshmitar

Që ti poet kurrë nuk vdes.

 

Nuk ka faj zhdukja e poetit

Ndoshta unë jam mëkatar i tij

Që nuk di ta ruaj si sytë e ballit

Apo ndonjëherë djajtë ma rrëmbejnë.

 

Çfarë më thua, ku ta gjëj jetën e tij

E di,në dritën e Diellit dhe në sytë e tij

Pranë yjeve aty ku jetën kalon me hyjnitë

Në sëcilën fjalë të bukur e gjëj,aty ku janë liritë.

 

Mos vdis poet në emër të shpirtërave të shenjtë

Nëse duhet vdekur ,njëqind herë vdekësha unë për poetin.

 

 JETA E POETIT

Ç῾jetë mbajnë mbi supe yjet

Jetën e vërtetë të poetit

Ëndrrat për gur e mur atdheu të lirë.

 

Ç῾mbanë mbi fjalën poeti

Takimin e viteve plot art jete

Ndonjë yll që ka zbritur në tokë.

 

Cila është jeta e vërtetë e poetit

Vështirë ta takon, sepse ai edhe mbi yje jeton

Në tokë e ke pranë secilit njeri

E thënë nga Sokrati është syri i tij.

 

Nëse takon poetin,e ke takue vet jetën

Artin e fjalës të shndërruar në Diell e hyjni

Me shumë na flet me Zotin se me mua dhe ty.

 

Nëse e takon ndonjëherë fjalën e vërtetë

Beso se ke takue poetin që të ngjallë në jetë.

 

Nëse e takon jetën,ke takue poetin

Dielli i të cilit ngroh fluturimin e fluturave

Ecjen nepër Udhën e Kombit ç῾ma ndritë me qrinj të Naimit.

 

Nëse e takoj poetin e zemrës,besoje së ç῾fat kam

Së kam takue edhe njëherë Gjergj  Fishtën taman

Poet shkuar poeti si Lasgushin e Serembën, që shpirtit më janë xhan.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s