Poezi nga Sarë Gjergji

Sare Gjergji

Poezi nga Sarë Gjergji

 

NJERIU MODERN

Ku s’ta pret mendja është;
plot mistere,
akullimë,
delikat,
ushtër…
Njeriu modern,
sa miliona ushunjëza bën!

 

UJË I BEKUAR

Sot u dëftua Ai
dhe Palë Engjëlli na pagëzon
“Në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit Shenjt”,
Arbëror…

 

E MARTË

Sot është e martë
e martë fundviti
dhe unë
tek e sodis mjellmën
nën qiellin blu
nga dëshirë e prushtë rrëmbehem!

Si atëbotë themi dhe sot:
“Drita mbuloftë terrin
e kurrë mos u shoftë në shpirtin tonë!”

 

MJELLMË

Kur malin eron, mjellmë ëmbëlake,
të marr frymë, harroj!

Unë i kam besuar legjendës:
“Mjellma këndon vetëm një herë përpara vdekjes!”

Qiell i kuq, thonë, kob ndjell.

Tash, ç’do më thuash për ngjyrën tënde?
Për shtegtimet e tua e për dashurinë tënde të re, mjellmë?

Ti, s’e jeton një liqe të vetëm,
as vetëm liqeneve s’jeton!

Mjellmë e bardhë,
e zezë, mjellmë,
për ku je nisur?!

Unë jam këtu!
Këtu do jem, mjellmë!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s