Servet Tartari jep një kontribut të çmuar në librin historiko-kulturor “Prushi i Labërisë në zemër të Kryeqytetit” / Nga: Fatime Kulli

Servet Tartari jep një kontribut të çmuar në librin historiko-kulturor “Prushi i Labërisë në zemër të Kryeqytetit

 

fatime-kulli-poetessa-scrittrice-e-giornalista

Nga: Fatime Kulli

 

Ka dalë në qarkullim libri i 11-tëPrushi i Labërisë në zemër të Kryeqytetit”, libër historiko-kulturor, me autor Servet Tartarin (publicist, shkrimtar) dhe Prof. Asc.Dr. Benard Zotaj.

Libri u botua në Dhjetor 2016 në vigjilie të 25  vjetorit të themelimit të shoqatës “Labëria” (12 Dhjetor 1991-12 Dhjetor 2016).

Që në hyrje të librit “Prushi i Labërisë në zemër të Kryeqytetit”- lexojmë se autori Tartari merr pjesë, që nga themelimi i Shoqatës  “Labëria” në 12 Dhjetor 1991 dhe që vazhdon deri në Dhjetor 2016, ku boton edhe librin: “Prushi i Labërisë në Zemër të Kryeqytetit”, një  titull shumë domethënës . Në këtë libër përfshihet periudha 25 vjeçare e Shoqatës “Labëria” 1991-2016. Ku bëhet  fjalë lindjen dhe organizimin për të gjithë Kryetarët e Degëve, që kanë udhëhequr gjatë 25 viteve.

Gjithë puna e publicistit, shkrimtarit, skenaristit, Servet Tartari, për gati dy dekada, duke përfshirë edhe punën kontribuese në Shoqatën e Degës së Tiranës, por dhe në shoqata të ndryshme, sidomos në Shoqatën “Labëria”, duhet një arsenal i tërë faqe librash për t’i përshkruar… Ndaj, po paraqesim, shkurtimisht  në këtë shkrim për autorin, se Ai meriton të vlerësohet  si një personalitet i Labërisë dhe i Kombit, për gjithëçka ka bërë dhe vazhdon të bëjë në shërbim të kulturës e historikut të Shoqatës “Labëria” edhe në kohë të vështira (siç ishte pranvera shëndetligë e vitit 1997-së),  ku n‘at’ kohë, kryesia qëndrore, e zgjedhur nga Kuvendi i Parë i Shoqatës, në deklaratat zjarrëndezëse të asaj kohe vëllavrasëse, e cilësoi  “…thirrjen për të shtypur me dhunë “Rebelët e Jugut”, si kulmin e papërgjegjshmërisë.

Në librin Prushi i Labërisë në zemër të Kryeqytetit”, lexojmë: “Përvoja historike e Labërisë ka vërtetuar se, kur ka qenë nevoja për të mbrojtur vlerat, nderin, dinjitetin e trevës së tyre dhe të mbarë vendit, lebërit i kanë vënë gjoksin atij, kanë vrarë frikën në të gjitha momentet kyçe të historisë së mbarë kombit shqiptar, duke përbërë një shembull të shkëlqyer për brezat dhe për ne.”

Po ky autor, ka  në dorëshkrim edhe libra të tjerë, që me siguri, do të botohen në vitin sapo kemi hyrë , 2017 e më pas, ku kryefjala e punës së labit patriot e atdhedashës dhe kulturëdashës, Servetit Tartari,  është  historia kulturore e Labërisë, që ka nxjerrë nga gjiri i saj artistë e sportistë me kapacitete kombëtare e ndërkombëtare.

Servet Tartari, me punën e tij krijuese e hulumtuese,  po jep një  kontribut të rëndësishëm, për vlerat e patjetërsueshme në letërsinë historike kulturore, për Labërinë.

Po të shikohet në mënyrë kronologjike, ka botuar një gamë të gjerë me libra, duke dhënë një kontribut të madh në historikun e kulturës të shumë zhanreve, me personazhe që kanë qenë e janë përsonalite të shquara në art, në sport, në krijimtari e shumë fusha të tjera:

 

15978490_10210067177949603_1688926648_n

Vepra të botuara ndër vite nga shkrimtari, Servet Tartari:

1) “Bolena në sportin shqiptar”- 1999. 2) “Prushi i Vëllazërimit”- 2004. 3)”Eriku në sytë tanë”- 2007. 4)“Asim Aliko Legjendë” , Asim Aliko “Hero i Popullit”-2008. 5)”Kujt T’i Flasë”- 2009. 6) “Petrit Murzaku- Krenaria e sportit Shqiptar”- 2010. 7) “Bolena Mozaik Drite”- 2013.  8) ”Servet Tartari, me zemër e mendje” -Në vepra e Kuvende”- 2013. 9) “Labëria në Kuvende”- 2014.

10) “ Bolena në sportin Shqiptar” Vll. –II-të- 2015. 11) “Prushi i Labërisë në zemër të Kryeqytetit”- 20 Dhjetor 2016.

Përpos botimit të 11 librave me vlera historike-kulturore, autori  Servet Tartari  është skenarist  i disa filmave dokumentarë, në bashkëpunim me Radio Televizionin Shqiptar. Dhe sigurisht, skenaret e filmave dokumentarë janë brumi i shëndetshëm i tre librave me autorësi, Servet Tartari, të cilët janë realizuar tre skenaret e filmave dokumentar:

  1. “Bolenë, trimja Bolenë”- 2008
  2. “Aty ku lindin Kampion”- 2011
  3. “Legjenda Murzaku” -2012

 

Në librin “Prushi i Labërisë në zemër të Kryeqytetit”, autori ka skalitur një galeri  të madhe vlerash kombëtare, nëpërmjet fotografive vendosur në kapitullin “Album-Aktivitete të ndryshme”, pjesëmarrës të personaliteteve më në zë të kombit shqiptar, që nga politika, piktura, shkenca, sporti dhe arti në tërësi, si: Rexhep Mejdani, Rexhep Qosja, Moisiu, Skënder Hasko, Bardhosh Gace, Kreshnik Tartari, Bejkush Birçe, Shpendi Topollai, Skënder Kamberi, Fatmir Toçi, Ismet Elezi, e të tjerë…

Përveç qindra shkrimeve, ese, publicistikë dhe intervista nëpër faqet e të gjitha gazetave të kohës, si dhe shumë veprimtari që janë organizuar dhe realizuar nga Servet Tartari, janë të filmuara dhe të fotografuara, si për të vërtetuar gjithçka që paraqitëm në k’të shkrim, për punën e palodhur të tij, edhe pse, në moshë të tretë, pena e tij nuk shteron.  Ai derdh nga shpirti krijues, respekt e dashuri për vlerat e Labërisë e Kombit shqiptar.

Për kontributin që ka dhënë ndër vite, Servet Tartari ka marrë disa vlerësime për punën e tij kriuese e drejtuese:

 

VLERËSIME

1) “Veprimtar i dalluar i Shoqatës KA “Labëria”. Me motivacionin: “Për ndihmesë të çmuar në funksionimin e gjallërimin e shoqatës’Labëria” në realizimin e qëllimit të saj fisnik për ruajtjen dhe transmetimin e vlerave më të mira kulturore e atdhetare të trevës së KA “Labëria”.  Tiranë -2003.

2) “Mirënjohja e Labërisë” 2009. Me motivacionin: “Për ndihmesë të çmuar në ringritjen, funksionimin e Shoqatës “Labëria”, të Degës Tiranë, me shkrimet e botimet e tij ka kontribuar në evidentimin e vlerave  atdhetar kulturore të vendlindjes dhe ndriçimin e figurave të rëndësishme.

3- Dekoruar nga Presidenti i Republikës Z. Bamir Topi. Me “Medaljen e Mirënjohjes”- 2012.

4) “Personaliteti i shquar i Qarkut Vlorë”- 2012. 5) “Nderi i Komunës Horë-Vranisht” 2013. 6) DIPLOME: Nga “Unioni Artistik i Kombit Shqitar”-2004.

7) “Anëtar nderi”  i Shoqatave:  “Devolli”, Shoqata Mbarëkomëtare Tepelena”. “Shoqata Kolonja- Gjirokastër”. “Nderi i Fshatit “Blolenë” . Kryetar Nderi i Shoqatës “Bolena” etj.

8)Ka marrë titullin: “Ambasador i Paqes” nga FEDERATA E PAQES INIVERSALE në vitin 2015.

Shkrimtari dhe veprimtari i njohur lab, Serevet Tartari, i ka merituar të gjitha vlerësimet që ka marrë, por mendoj se Ai meriton një vlerësim maksimal nga institucionet më të larta të shtetit shqiptar, pse jo, edhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, për kontributin e çmuar që vazhdon të jap në dobi të kulturës shumë dimensionale .

Janar 2017

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s