Poezi nga Drita Lushi

15621658_1432066726833423_1812714674553432484_n
Poezi nga Drita Lushi
 
 
HIJA
 
Mesnatës,
Një hije bie mbi mua…
më puth
Një herë
dy herë
tri herë
…këmbanat bien 12 herë…!
Pastaj, gjumin ma tremb, dhe orët e natës m’i gremis n’ag!
Është
një hije brenda meje.
Më puth!
Pastaj bëhet shpirt zemër e buzë
Një hije brenda meje.
Më behet gjymtyrë, duar…
Një hije ecën me plazmën dhe shkruan…
Mesnatës brenda meje
bën vend një hije….
Një hije çmendurie, luan me mua…
Një hije e hijshme poezie!
 
***
 
Sa herë ne grindemi,
Ti me ngulm më kërkon paqe.
E, me puth vrulltas në buzë
Ndësa unë, veç lehtë në faqe.
 
“Më kurre s’do ketë sherre” vazhdon ti
Unë qesh…dhe t’ them në sy:
“Që të ketë puthje në faqe,
Duhet më parë,të ketë zënka,
Dhe që të ketë puthje në buzë
Duhet më pare, së paku luftë”
 
***
 
Është fjala
që m’bën të ndalem tek ty
Pastaj janë sytë,
Që më mbysin në ngjyrë,
Që më puthin edhe pa buzë,
Që më zhveshin e dashuri bëjnë me mua
edhe pa m’prekë,
që më zjarrmojë në mornica!
Janë sytë e tu,
që më bëjnë te ndjej gruan tek unë…!
 
Pastaj është shpirti
Qe tretet tek mua i zhveshur…!
 
Në fund, vjen buza
E çel puthja…!
 
Ç’ËNDËRRON MARTESE ME MUA ?
 
Kot e ke që thua:” Me ty do isha martuar
nëse do ishim të dy beqarë”
Natyrisht unë qesh, se për të qeshur është
Qesh, se s’është për të qarë.
 
As nje jave s’kisha për të ndenjur me ty;
E pas shtatë ditësh veten do shihje
në rrugë, ose diku pas dere ti;
Unë do qeshja me një burrë që trishtohet
Kur gruaja e le të rrijë larg e për karshi.
 
Pra, mos ëndërro më kot
Martesa me “sikur” e ojna fjalë;
Nëse Dashuria është (dhe) lojë,
i pranon dhe xhestet e mia, prej të marre!

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s