Helena Burchardt : “Emigrantët unë, ti, ai..” / “Emigrantët unë, ti, ai..”

Emigrantët unë, ti, ai..

Nga: Helena Burchardt

Historia e njerëzimit përbëhet nga mërgime dhe …luftëra. Njerëzit kanë mërguar dhe mërgojnë për shkaqe të ndryshme. Nga kureshtja, për të kërkuar kushte jetesë më të mira, për t’u vjedhur fqinjëve tokën pjellore, gratë, fëmijët. Për fat të keq kjo ka shkaktuar dhe shkakton më së shpeshti luftëra.

Mund të vihet re se ne të gjithë jemi mërgimtarë- për brenda osë së jashtëmi. Gjatë shekujve grupe të madhësive të ndryshme zhvendosen nga njëri vend në tjetrin.

Së pari janë familjet pastaj janë tributë, kombet. Sot ne pak a shumë e dimë se nga cila pjesë e Tokës kemi mërguar, por ama nuk e dimë patjetër kombësinë tonë. Gjatë mërgimeve ka ndodhur shkëmbimi i geneve, të stërgjyshërve madje edhe ngjyra e lëkurës. në kohën e sotme mund të hetohen shkencërisht stërgjyshërit tanë të shumë brezave para nesh dhe ta marrim vesh këtë. Me shumë siguri kishte për të qenë një habi në se do të ndodhte që x stërgjyshërit e mij të qenë mongolët.

Pra në një farë kuptimi ne jemi mërgimtarë brenda dhe jashtë vendit por këtë ne mund të mos e vemë re gjatë jetës së një brezi. Në fillim të shekullit 21 mërgimi mori formën masive kryesisht për shkak të luftërave dhe ekonomisë. Luftërat

lënë pas vetes vende të rrënuara, shkaktojnë vrasje masive të civilëve dhe të gjitha fatkeqësitë që lidhen me to. Dhe qysh sillemi ne? në mënyra nga më të ndryshmet. Euforia e fillimit për t’i pranuar të gjithë me krahë hapur pushoi. Pushoi për shkaqe të ndryshme, jo medoemos “për shkak të egoizmit të veriut të pasur”.

U bënë më të shumta sulemet terroriste, një murtajë e kohëve më të reja. Kjo shkakton frikë dhe shpesh akuza, që fajësojnë pikërisht emigrantët për to. Por mos vallë jo pikërisht për shkak të frikës para sulmeve të tilla nuk ikën njerëzit nga Siria, Afrika? Me shumë siguri ndër ikësit/emigrantë mund të vinë edhe

terrorista, por shumica e tyre janë viktima. Viktima të luftërave, viktima të qeverive të padrejta viktima të mjerimit dhe viktima të terroristave. Këto viktima shpesh janë analfabete, veçanërisht gratë. Pra çfarë pune mund të kryejnë ata? Për t’i ndihmuar vërtet emigrantët më e mira do ishte t’u siguronim atyre banesë dhe punë.

Shpesh arsim- shkrim-këndimin, veçanërisht për fëmijët, por jo vetëm. Kjo nuk mund të kryhet menjëherë. Për këtë duhet kohë dhe para. Për shkak të ardhjes masive të grupeve të mëdha të njerëve madje edhe vendet e pasura nuk i kanë aq shumë mjete për të kënaqur pritshmëritë e të ardhurve. Nuk është pengesa e fundit gjuha. Mos vallë Esperanto do mund ta kryente rolin lidhës bashkërendues? me siguri po, por gjet tani ajo nuk është aq shumë e përhapur. Esperantistët janë një popull mërgimtar, në se mund t’i quajmë kështu njerëzit

nga kombe të ndryshme, nga kultura, gjuhë të ndryshme, që i lidh vetëm një gjuhë e përbashkët.

Ne jemi njerëz të edukuar në vende të ndryshme, në shoqëri të ndryshme. Ama Esperanto sjell me vete edhe “idnë e saj të brendëshme”, që nganjëhere përqeshet. Pikërisht kjo ide në një farë kuptimi i lidh esperantistët e tërë botës, edhe pse ata nuk janë të vetëdijshëm për këtë. Shpesh esperantistët janë

shumëgjuhësh, por edhe po mos të jetë të tillë, ata dinë dy tri gjuhë të huaja, me njohje ndërkombëtare, ama përdorin Esperanton dhe e reklamojnë atë me dëshirë, e japin mësim, duke besuar për vlerën e saj lidhëse.

Në se do vihej në jetë  ëndërra e zamenhofit dhe të gjithë në botë do përdornin një gjuhë të përbashkët përveç asaj kombëtare, jo medoemos Esperanton, kjo do të ishte një gjuhë tjetër e planifikuar, mos vallë ajo do shmangëte luftërat? Agresivitetin dhe babëzinë njerëzore? me gjasë jo, por të paktën kishte mundësi të ndihmonte tani për ta qeverisur këtë mërgim masiv. Pritshmëritë e të mërguarve janë të ndryshme- që nga kërkesat deri te lutjet e lagështa. Jo rrallë mërgimi brenda dhe jashtë vendit është vetëm e përkohëshme me një dëshirë të fortë për t’u kthyer në vendin e vet dhe për të banuar e punuar atje. Këtë qendrim e shohim kryesisht te  të mërguarit e arsimuar si brenda e jashtë vendit.

Por mërgojnë jo vetëm viktimat  e luftës, të mjerimit, të përndjekjes fetare dhe tjetërlloji. Mërgojnë edhe të tjerë jo medoemos për të kërkuar kushte më të mira, por edhe si vullnetarë për të ndihmuar në projekte të ndryshme- në mbrojtjen e mjedisit, në mësimdhënie, mjekësi etj. Nuk është i vogël një grup mërgues- mos vallë vetëm për udhëtime- për shkak të kureshtjes, për të njohur vende, kultura të tjera. Shpesh një mërgim/ udhëtim i tillë zgjat disa vite. Herë herë mbaron me banim në një vend tjetër, në se do ketë shkaqe të tilla. Për shembull martesat ndërkombëtare.

Në kohën e sotme përzierja e racave, e kombeve ndodh më shpesh për shkak të lehtësisë dhe shpeshtësisë së udhëtimeve. Njerëz të rinj udhëtojnë për të studiuar në vende të tjera , të tjerë shkojnë të punojnë në një vend tjetër nga vendi i vet i cili nuk ka për të punë ose thjesht për të përjetuar në një vend tjetër, për të njohur njeërz dhe zakonet, fetë e tyre dhe për të përsosur njohurite e vetë të veçanta. Pra secili nga ne mund të jetë mërgimtar brenda ose jashtë vendit ose i përhershëm ose i përkohëshëm duke i shpërndarë genet e veta në qoshe të ndryshme të globit Herë herë dëgjojmë shprehje: një gjerman i vërtetë, një polak i vërtetë, një francez i vërtetë, etj.

A është e vërtetë kjo shprehje? Cili komb mund të thotë për veten, se është homogjen? Mos vallë ka një komb të tillë? Në Poloni shprehja përdoret shpesh. Por të kemi parasysh situatën gjeografike të vendit tonë. Për shekuj nëpër të kanë ecur trupat ushtarake nga perëndimi drejt lindjes dhe anasjellas. Nga veriu drejt jugut dhe anasjellas. Gjatë luftërave kanë ndodhur padrejtësi të ndryshme,

përdhunime. Kush mund të thotë me 100 përqeind siguri, që ai apo ajo është një polake e vërtetë, që  stërgjyshi apo stërgjyshja e atij apo asaj ka qenë polake? Edhe po ta lemë mënjanë luftën, në vendin tim kanë banuar për shembull shumë çifutë, mbase jo aq shumë por ama kanë banuar edhe tregtarë dhe artizanë të kombeve të ndryshme të pritur me dëshirë për shkak të dobinë që i sillnin vendit të tyre. Edhe shjumë polakë për shkaqe të ndryshme jo rrallë për shkak të përndjekjeve të fuqive që kanë pushtuar vendin, kanë mërguar jashtë vendit

për gjithmonë.

Pra, para se të themi diçka të papëlqyer, tallëse, armiqësore kundër mërgimtarë nga brenda dhe jashtë vendit, të mendohemi pakëz.

Mos vallë ai është kushëriri ynë i largët? të tregojmë më shumë vleërsim për besimtarët e feve të tjera për kombësit e tjerë, për njerëzit me ngjyrë tjetër të lëkurës. Mundësisht t’i zgjasim dorën këti apo atij kushëriri apo kushërire? Mbase t’i mësojmë atij apo asaj Esperanton?

(Vepra e vlerësuar me çmimin kryesor e helena Burchardt në konkursin letrar 2016 të Shoqatës Esperantiste të Bjalistokut të Bibliotekës së Podlahisë nën patronazhin e informimit masiv të gazetës Wyborcza)

 

Bardhyl Selimi

Përktheu : Bardhyl Selimi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s