JU NJOHIM ME DY NUMRAT E RINJ TË REVISTAVE, “ILLZ” DHE “UNIVERS”… / Nga: Prof.Murat Gecaj; publicist e studiues

JU NJOHIM ME DY NUMRAT E RINJ TË REVISTAVE,

“ILLZ” DHE “UNIVERS”…

 

1-botimi-bust

Nga: Prof.Murat Gecaj

        publicist e studiues

Në ditët e para të fillimvitit 2017, lexuesit tanë morën në duart e tyre numrat e rinj të revistave periodike, “Illz”  e “Univers”. Secila nga ato ka veçoritë e veta, që nga koha e botimit të tyre. Por kanë të përbashkët qëllimin e mire, për të qenë  sa më të pëlqyera  dhe të dobishme për ndjekësit e tyre, si me tematikën e trajtimin dhe cilësinë e artikujve të botuar.

Më poshtë, në këtë shkrim informues, po tregojmë diçka rreth tyre.

1.

E para, është Revista Letrare e Tiranës, me emrin disi të veçantë, “Illz”. Një lexues i  vëmendshëm, është i njohur me publikimin e njoftimit, se numri i parë i kësaj reviste doli në qarkullim, jo shumë kohë më parë, pra, po në vitin 2016. Dhe ja, tani pasohet me numrin e dytë, të cilin e ka përgatitur një staf i posaaçëm, me drejtor Izet Durakun e kryeredator Rexhep Shahun dhe sponsor Flamur I.Hoxhën. Në Bordin e saj bëjnë pjesë figura të njohura të letërsisë e  artist, kulturës e shkencës, nga Shqipëria e trojet tjera amtare, por dhe nga ngulimet shqiptare nëpër botë.

2-ballina

Ballina e parë e Revistës “Illz”, nr.2…

Në numrin e ri të  Revistës “Illz” ka  poezi e fragmente poemash, shënime estetike, tregime, studime e përkthime nga gjuhët e huaja. Nga emrat e autorëve tanë të njohur, mund të përmendim: Pjetër Budi, Naim Frashëri, Migjeni, Gjergj Fishta, Bernardin Palaj, Ndre Mjada, Ndre Zadeja e Vinçens Prendushi, Dritëro Agolli, Trifon Xhagjik, Esat Mekuli, Arshi Pipa, Fatos Arapi, Matteo Mandela, Kasem Trebeshina etj. Por janë dhe emrat e disa krijuesve më të rinj, me poezitë e tyre, si: Hamit Aliaj, Ilirjan Zhupa, Imer Topanica, Ndue Ukaj e Olimbi Velaj. Me prozë paraqiten: Faruk Myrtaj, Istref Haxhillari, Qazim Shehu, Luan Rama, Ardian Kyçyku etj.

Ndërsa nga përkthyesit janë: Skënder Buçpapaj, Ben Andoni, Anton Gojçaj, Granit Zela dhe Elida Buçpapaj.

Në një rubrikë të vacantë, në mbyllje të Revistës “Illz”, që përmban gjithësej 240 faqe,janë dhënë mendime për librat e  disa autorëve, në poezi dhe prozë.

E përgëzojmë redaksinë e kësaj reviste, si dhe gjithë autorët e shkrimeve, të kanë publikuar në këtë numër të saj!

Bashkëpunimet në këtë revistë mund të dërgohen me këto e-maile:revistaillz@yahoo.com ose klubipoezis@yahoo.com

2.

Revista shkencore e kulturore “Univers”, botim i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam, në Tiranë, ka një histori disavjeçare, që nga dalja e numrit të parë. Duke qenë periodike,  numri i 17-të i saj doli në qarkullim para disa ditëve dhe ka gjithësej mbi 370 faqe. Është botuar në Shtypshkronjën “Mileniumi i Ri”. Drejtor i revistës është prof.Ramiz Zekaj dhe kryeredaktor prof. Ramazan Bogdani. Ndërsa në Bordin këshillimor bëjnë pjesë figura të njohura, nga arsimi e kultura, letërsia, arti e shkenca, si nga Shqipëria e trojet tjera amtare, por dhe më gjerë.

3-ballina

Ballina e parë e Revistës “Univers”, nr.17…

Sipas traditës, shkrimet e këtij numri janë rreshtuar në  disa rubrika. Pas shkrimit editorial, janë botuar disa studime me interes. I pari është ai me autor prof.Metin Izeti e dr.Adnan Ismaili, “Modrnizimi dhe sfidat e diskursit fetar”. Më tej, janë publikuar shkrime nga autorët: Prof.Rahim Ombashi, prof.Ramazan Bogdani, prof.Ramiz Zekaj e prof.Muharrem Dëzhgiu. Tetë shkrime janë në “Horizonte shoqëërore” dhe konkretisht nga:  Hysen Kobellari, për H.Abdullah Zëmblakun e prof.Murat Gecaj, për dr.Ibrahim Gashin; Viron Kona për librin”Më shumë heroizma, se sa grurë” të aalbanologut suedez dhe mik të shqiptarëve, Ullmar Kvik, si dhe shkrime tjara nga: Sejdi Gashi, Sadik Mehmeti e Nuridin Ahmeti, Entela Hidri, Beqir Shehu dhe Emirjona Kraja.

Në vend me rëndësi, në numrin e ri të revistës “Univers”, zë rubrika “Art dhe kulturë”, me shkrimet e autorëve: Vasil Premçi, Ramadan Shkodra, dr.Jolanda Lila, prof.Feti Mehdiu, dr.Eduart Caka, msc.Artan S.Mehmeti e Smajl Bala. Ndërsa në rubrikën “Opinion” kanë botuar shkrimet e tyre: Prof.Fadil Maloku, prof.Nevila Nika, prof.Vebi Bexheti, dr.Skënder Demaliaj e Valentina Çela. Një rubrikë e njohur e kësaj reviste është “Botime në fokus”, ku janë publikuar shkrime nga autorët: Prof.Musa Kraja, Pano  Hallka e prof.Njazi Kazazi.

Në mbyllje të kësaj reviste janë botuar edhe përmbledhjet e disa shkrimeve të saj, në gjuhën angleze, përkthyer nga Anisa Hykaj.

Gjithashtu, e urojmë dhe e përgëzojmë për punën e mirë, në përgatitjen dhe botimin e këtij numri të Revistës “Univers”, drejtorinë e Institutit Shqiptar të Mendimit e Qytetërimit Islam, të kryesuar nga prof.Ramiz Zakaj dhe redaksinë e saj, me koordinatore Anisa Hykaj, redaktore letrare Anila Ferizaj dhe përpunimet grafike, nga Ilmi Shehu!

Bashkëpunimet në këtë revistë mund të dërmgohen në e-mailet: revistaunivers@aiitc.net dhe contact@aiitc.net

Tiranë, 14 janar 2017

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s