XHILIOLA LAMAJ NË LIRISHTËN E KRIJIMIT – Parathënia e librit me poezi e prozë “Pikturoj në fjalë” të autores Xhiliola Gjergj Llanaj / Nga: Albert HABAZAJ

XHILIOLA LAMAJ NË LIRISHTËN E KRIJIMIT

Parathënia e librit me poezi e prozë “Pikturoj në fjalë” të autores Xhiliola Gjergj Llanaj

 

albert-abazi

Nga:  Albert HABAZAJ

Në pyllin e gjelbër e të lartë të krijimit dëgjohet kumbueshëm kënga e bukur e zogjve, të cilët harmonizojnë aq bukur zërat e shpirtit. Edhe Xhiliola Lamaj është një zë i freskët, që ngelet në kujtesën e dëgjuesve adhurues. Në kopshtin e lulëzuar të krijimit hijeshojnë mrekullueshëm lule ngjyra-ngjyra, me bukuri magjike. Në këtë kopsht frymëzues feks edhe një gonxhe e pagëzuar me emrin Xhiliola Lamaj. Kjo burbuqe Vlore me “Filozofinë e shpirtit”, po zbukurohet për të çelur petal poetike e të shpërthejë shëndetshëm me ndenja të zjarrta, me ide të qarta e mendim të pjekur.

E plotësuar në arsimin universitar, pas përfundimit të Masterit Shkencor për Gjuhë shqipe dhe Letërsi në universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, poetja e re vlonjate paraqitet para lexuesit me vëllimin e ri me poezi dhe prozë, titulluar metaforikisht: “Pikturoj në fjalë”, që na ngjan sikur pena e saj pikturore shkon në krahë të yllit. Më e sigurt poetikisht dhe njohje më të mirë të teorisë së letërsisë dhe tekave të vargëzimit, Xhiliola Lamaj shfaqet denjësisht në botën letrare, fakt, që na forcon bindjen se ajo, në lirishtën e krijimit, do të flladitë përherë e më freskët pambarimisht.

xhio

Xhiliola Gjergj Llanaj

Në librin e ri, autorja vjen me një ligjërim poetik, që më jep shijen sikur mbush një gotë ujë të kristaltë me sherbet trëndafili në gurrat e sinqeritetit vajzëror. Në vjershërimin e saj, Lamaj edhe me këtë libër shfaqet si poete e ndjenjës, pasqyruese e drejtpërdrejtë artistike e botës së brendshme të grup moshës në sotmëri. Vargjet janë të thjeshta, të pranueshme dhe të pëlqyeshme nga lexuesi. Rrinë bukur vargjet e Xhiliolës në krahë të autorëve të tjerë të qytetit, sidomos të poezisë femërore, që shfaqet hijshëm në shoqërinë tonë letrare. Lirikat e Xhiliolës janë lulëzime metaforike, që premtojnë për një emër të përveçëm në poezi.

Rruazat e këngës rinore ndrijnë pastër poezi pas poezie, sidomos jehona e dëlirë e vargut të Xhiliolës na kumbon tek kthehet në kujtesën tonë me “Buzëqeshjen e agimit”, “Portën e dashurisë”, “Puthjen e yjeve” e bukurira të tjera të penës së çiltër e gëzimtare të poetes sonë. Por, autorja e ngarkuar me entuziazëm e hove dashurore, e tkur gëzimin, trishtohet deri në pesimizëm, tek vërn padrejtësi, hipokrizi e ligësi tek të tjerët. Ajo ka guximin ta çjerrë “Mantelin e zgërdheshjes” në botën e dy fytyrave dhe vrullit të moshës i vendos kufiznes, duke u shprehur se “unë s’do të jem e qeshura përherë”. Ajo shqetësohet qytetarisht, revoltohet me të drejt edhe nëpërmjet vargut, saqë arrin deri në kufijtë e mërzitjes, pasojë e një segmenti jetësor i realitetit brutal. Ne pa përjashtim dhe pa diskutim, që nga kryeqytetari i parë i vendit dhe deri tek qytetari i fundit, duhet t’i vëmë gishtin kohës, të vëmë mend e të përmirësohemi duke përparuar. Vargu “do të iki nga kjo botë” nuk është një ankesë e thjeshtë e depozituar nëpër vjershat e një çupe, por është klithmë e fëmijëve tanë, e brezit të sotëm, që nuk ndjen kënaqësinë e të jetuarit, nuk e shijon këtë amalgam sjellje e mënyre jetese që është e papëlqyeshme dhe pa perspektivë progresi. Duhet ta ndryshojmë pozitivisht këtë botë, secili në pozivizmin e vetë, pa u dukur, pa u mburrur, por me përgjegjësi e ndershmëri, përndryshe, klithma e Xhiliolës që vjen si drithërime migjeniane, do të na kthehet në rrufe, që do të shkarkojë fuqishëm mbi veset e botës sonë, sepse me klithmën e Xhiliolës njësohen mijëra si motra e si vëllezër të Xhiliolës, e bëhen uragan pa kthim.

xh-3

Pikturoj në fjalë

Përveç se na mbush me emocione të prekshme e ngjyrime mallëngjyese, poezia e Lamajt e realizon bukur dhe funksionimin estetik të krijimit.

Një element që pulson vrullshëm në shpirtin e autores është aftësia e saj e të shkruarit në prozë. Janë disa proza të shkurtra, herë-herë në trajtën e esesë, që sikur t’u hiqje emrin e autores, lexuesi do të hamendësonte se krijime të tilla kaq të bukura, një emër i dëgjuar i letrave shqipe i ka qëndisur. Një prozë e ngjeshur lakonike, e shkruar me dashuri dhe art, kjo tufëz esesh e bën të dallueshme në individualitetin e vet krijues autoren. Në këto fragmente kemi pasuri faktesh jetësore për ç’ka i rrok syri i shpirtit. Fantazia i shërbeu realitetit që frymëzon prozën e saj tek harliset. Proza e paraqitur në këtë vëllim e bën më simpatike botën krijuese të autores, Xhiliola Lamaj: duke i hapur shtigje të blerta e të sigurta për nesër në këtë gjini të letërsisë artistike

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s