Poezi nga Myrteza Kasi

myrteza-kasi-1
Poezi nga Myrteza Kasi
 
 
PRAPË SONTE
 
Mbi digë sonte bie shi,
Nëpër dritare grindet era,
Prapë në ëndërr më erdhe ti,
Buzëqeshur si ngahera.
 
Kudo të jem unë jam me ty,
Në Fierzë, Koman e kudo gjetkë,
Dhe s’dua tjetër lumturi,
Veç kjo, që bashkë luftojmë në jetë!
 
 
 
DËSHIRË
 
Do desha kur të rritet nipi im,
Të bëhet çfarë të dojë.
Veç unë do t’i jepja si urim
“Gjithmonë të punoje”!
 
Të bëhet murator apo kovaç,
Një mjeshtër i vërtetë.
Por kur të ndotet blozë e llaç,
Veç ndrojtje mos të ketë!
 
Në u bëftë këngëtar a shkrimtar,
Që zemra t’ë këndojë,
Më parë të jetë njeri i mirë
Dhe çfarë të dëshirojë!
 
Në u bëftë muzikant apo piktor,
Edhe sukses të korri,
Un’ dua që të ketë në kraharor,
Një shpirt të madh punëtori.
 
Po deshi le të bëhet dhe doktor,
Që njerëzit t’ë shërojë,
Veç njerëzit, të gjithe kudo që janë,
Si veten le t’i çmojë.
 
Në dashtë le të bëhet dhe zyrtar,
Veç unë nuk do të desha,
Të myket porsi salca në qilar,
I ngulur përmbi shkresa!
 
Dhe mirë do më vinte mua,
Të bëhej dhe poet!
 
Paçka se do jetë i pagjumë,
Ta gdhijë natën zgjuar!
Paçka se do të jetë siç jam unë
Gjithmonë i shqetësuar!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s