Kap XIX / Fragment i shkëputur nga romani në dorëshkrim i autorit Mehdi Krasniqi

mehdi-krasniqi

Fragment i shkëputur nga romani në dorëshkrim i autorit Mehdi Krasniqi

 

XIX

Hanry që nga muaji korrik ishte vendosur në një apartament pranë shtëpisë së Blertës. Mjekra dhe flokët e gjata ishin njësoj, si të kishte maskë në fytyrë. Banorët e lagjës e trajtonin njësoj sikur trajtonin lypsarët. Kështu edhe e kishte planifikuar ai. Blertës kurrë nuk do t’i shkonte në mendje, se Hanry, do arrinte deri në këtë pikë çmendije, sa të dilte jashtë identitetit të vet. Por për një mashkull, peng i një dashurie që kishte vetëm një anë të medaljes, kjo ishte normale. Megjithëse Hanry e dinte se Blerta nuk ishte prej llojit të femrave që pajtohej me ledhatimin e plagës. Ditë prej ditësh, përcjellja u bë e pamjaftueshme. Pretendimet e tij kaluan kufijtë e territorit, të cilat i kishte caktuar në  fillim. Afrohej më pranë kopshtit duke u shtirë sikur kërkonte lëmoshë.  Blerta, disa herë i kishte dhënë para, madje dhe bukë. E ai, paratë e saj i mbante në dorë sikur pershkonte gjithë trupin e saj. Edhe babai i Blertës, ndiente dhimbje dhe i jipte para e cigare sa herë e takonte. Në fakt, nuk  njiheshin.

Hanry, fshehtas nga dritarja e banesës ku jetonte e shikonte me dylbi nate kur ajo dilte në ballkon dhe rrinte me lulet veshur në rroba gjumi. Kjo e vinte në siklet Hanryn, e detyronte të shkonte disa herë në banjo dhe t’i nënshtrohej proceseve të vetkënaqësisë mbërthyer në imagjinatë.

Një ditë, herët në mëngjes, Hanry shkoi pranë kopshtit të Blertës i vendosur ta takojë dhe t’i tregojë se kush fshihet në maskën e lypsarit për të cilin ajo dhe gjithë banorët  ndjenin dhimbje.

– Këtu do ta pres një jetë të tërë. Nëse ajo nuk del, unë do të afrohem dhe më pranë saj. Do të futem brenda në dhomë edhe nëse me nxjerrin jashtë arkivol- fliste me vete ai.

Dera e oborrit u përplas padashje, pasi ajo doli me ngut. Hanry shkundi kokën dhe qëllimisht bëri sikur u tremb.

Blerta, iu afrua dhe i kërkoi falje, pasi e ndjeu vetën keq, por kur e pa më mirë, vuri re se lypsari po drejtonte trupin. Nxori kuletën dhe i dha para.

-Faleminderit ia ktheu Hanry. Nuk ka nevojë kaq shumë, pasi ju më jepni sa herë më takoni. Më vjen keq, ngase po ndjej që jam bërë barrë për njerëzit e kësaj lagjeje, ama do t’ua kthej të gjithëve paratë pasi ta gjej një punë.

– Jo, kurrë mos e mendo të m’i kthesh paratë- ia ktheu Blerta.

– Të hipim në këtë autobus, zonjushë?

– Po. Faleminderit për respektin. Të varfërit gjithmonë janë bujarë- ia ktheu ajo.

Kur erdhi koha të bënin pagesën e udhës, Hanry, zgjati dorën dhe ia dha paratë për të dytë, parambledhësit. Ajo u zbeh në fytyrë, ngase nuk ishte mësuar të pranonte shërbim nga një i varfër, të cilit pak minuta me herët i kishte dhënë para. Jo, jo nuk bën. Mos ia merr paratë. Ky nuk ka të më paguajë mua, sepse ka nevojë për ndihmën e të gjithë neve, ngriti zërin gati në urdhërore. Por njeriu që merrte paratë në autobus, e kishte të shkelur këmbën nga Hanry, dhe ndodhej nën presion të kalonte pa ia marrë paratë Blertës.

Në rregull, këtë herë merri! Pse e bëre këtë, e pyeti Blerta?

Për femrat si ju, e ndaloj edhe frymëmarrjen. Ju jeni vetë mrekullia. Të them të drejtën, më është bërë mendja rrëmujë dhe gjithandej zemrës sime janë hapur plagë, të cilat nuk i shëron as vdekja.

– Më vjen keq. Jeta është pjesë filmi, në të cilin nuk vdesin të gjithë. Them për ata ata që marrin pjesë në episod. Plagë kam dhe unë, pavarësisht që në fytyrë buzëqeshja nuk më mungon- u përpoq tënjehësohej një me gjendjen e tij, Blerta.

– Po besoj që ti mund të kesh vetëm plagë dashurie, ngase je e bukur. Të bukurat gjithmonë e kanë fatin e nëmur. Hë, dhe unë kam qenë i bukur dikur, por një çast lëndimi që e kam bërë, më ka kthyer në vuajtje dhe ja sot jam i shëmtuar- dallojmë të dy, për një arsye: unë kam lënduar, ndërsa ti mund të jesh lënduar!

– Afërsisht, por jo në thelb. Jeta ime nuk është e varur nga asnjë vuajtje, u përpoq të tërhiqej Blerta.

– Jo, Blerta, njerëzit kanë ditar jete edhe nëse nuk e shkruajnë atë. Secila ditë, është një fletë e shkruar me frymëmarrje, me shikime, me ecje, vrapime, hë,  dhe unë jam Hanry, ai që të dua dhe që të kam lënduar… këtu jam.

– Oh, zot! Jo, ti nuk je ai. Unë të kam varrosur me këto dy duar në jetën time.

– Jam unë, kam ardhur këtu të vdes ose të jetoj pranë teje. Ndryshe nuk do arrij të mbijetoj. Të lutem mos reago me zë të lartë, sepse do t’i bësh njerëzit të shohin brenda maskës sime.

– Qofsh mallkuar! Të kam fshirë nga jeta, ti më nuk ekziston për mua, edhe pse ke groposur jetën time, ama, kurrë nuk do  më kesh, vetëm nëse me nxjerr nga varri.

– Blerta, unë të kam lënduar, por kjo nuk është e gjitha. Nuk të kam lënduar për nder të epshit, as që të ta shkel trupin, por sepse në zemrën time, ti ke shfarosur gjithë dashuritë e botës vetëm me një shikim befas. Më vrit…ja ku më ke! Hakmerru me mua, ja ku me ke! Unë sërish do të të dua! Lajmëro policinë po deshe, nuk luaj asnjë hap, edhe atyre do t’u them se të dua. Do të largohem nga ti vetëm kur të kesh vdekur, por kurrë nuk do të largohem nga kujtimet e tua.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s