Grindja / Tregim nga Marjeta Shatro

marjeta-1

Tregim nga Marjeta Shatro

 

Grindja

Gjatë natës një trazim i llahtarshëm ndjenjash e kishte pushtuar. Ankthet e kishin përfshirë  të gjithë dhe i frikësuar dridhej dhe më tepër në prag të atij agimi që po lindëte.

Ndërgjegjen ia kishte mbuluar “terri”.

Ndoshta një peripeci e priste. Ai kishte gjithmonë parandjenja të çuditshme, gati- gati haluçinacionale , të cilat dukej sikur e përhumbninin në një tjetër botë.

Ishte aq i shqetësuar, sa nuk e vinte re trishtimin e njeriut të tij të dashur nga mungesa e komunikimit.

Nuk donte  ta trembte më shumë me fiksionet që e kishin mbërthyer dhe e kishin hutuar aq shumë,

Me vete thoshte:

“Unë jam ky që jam, kam mendimin tim, bëj punën që më takon, të tjerat nuk më përkasin mua”

Kërkonte një vend më të qetë, që të ndihej më i plotësuar rreth mendimeve të tij, të largonte turbullimin e brendshëm dhe të sillte paqen e munguar.

Njeriu vepron pa mend, shpesh humbet në ato gjykimet e cekëta, të cilat thellë në vetvete i duken gjithmonë të drejta dhe nuk lejon më pas asnjë shteg për të krijuar premisa për të diskutuar. Ndoshta individualiteti i tepëruar shpesh të bën egoist, ose kështu është ndërtuar natyra njerëzore.

Përgatiti një çaj kamomili dhe e piu shpejt. Shqetësimi sikur iu davarit dhe iu zhduk fare.

I vinte gjumë.U shtri dhe fjeti mirë rreth dy orë. Kur u zgjua çuditërisht ishte i gëzuar.

Gjithçka që më parë i ishte dukur konfuze dhe e shëmtuar, tani i dukej e këndshme.  Edhe kolltuku i dëmtuar, ku ai rrinte vazhdimisht tani i dukej shumë më i rehatshëm.

U ngrit dhe filloi ecejaken nëpër shtëpi nga dera te dritarja dhe anasjelltas. Ndiente një qetësi që s’ dihej ku e kish burimin dhe nga vinte.

Kishte pasur një dhimbje koke, një krizë të vogël nervash, zemërim kalimtar me njeriun e zemrës.

Kishin planifikuar shpërnguljen e tyre dhe ishin grindur për vendin që duhej të përzgjidhnin. Ajo donte në Francë, ndërsa ai kish zgjedhur  Anglinë.

Kishin dhënë të gjitha arsyet pse zgjidhnin këtë vend, por nuk e kishin gjetur gjuhën e përbashkët dhe ashtu të zemëruar i kishte zënë gjumi me shpinën kthyer njëri-tjetrit.

Ishin treguar të dy egoistë dhe mendonin se argumenti vetiak ishte më i mirë se i tjetrit.

Ajo ishte lumturia për të dhe ai me krenari e kishte harruar dhe refuzuar Francën. Sa zemërngushtë ishte treguar! Thjesht për ego maskiliste kishte këmbëngulur për Anglinë. Kishte lënduar njeriun e shtrenjtë të zemrës.

Tek shkonte e vinte, vështrimi i hasi befas diçka të çuditshme, një letër pranë pasqyrës. U afrua te pasqyra dhe lexoi shënimin e saj.

“I dashur,  deri sa të të dalë inati unë jam te prindërit, kur të keshë menduar për Francën, eja më merr! Jam gati të nisem me ty ,veç për atje!”

Nuk po u besonte syve. Ajo ishte treguar e vendosur në vendimin e saj. Çfarë duhet të bënte? Ndjeu një tronditje misterioze brenda të gjitha ndjesive që i qëndronin fshehtas si të nemitura. Ndjeu një pickim të fortë në kraharor, mendoi se ishte para një sprove të madhe, të humbiste ose jo njeriun që donte më shumë.

Nga thellësia e shpirtit i iu vërtit ideja të rendëte drej saj dhe t’i tregonte se për të veç lumturia e saj kishte rëndësi, të tjerat nuk vlenin. Orët e ndarjes i ishin dukur si një shekull.  U vesh dhe doli në rrugë. Po ecte drejt shtëpisë së prindërve të saj.

I ra ziles fort dhe doli nëna e saj. Pa hyrë brenda thirri të shoqen. Ajo u gjend përballë tij dhe me lotë në sy u përqafuan sikur të kishin muaj pa u parë.

Sa i kishin munguar njëri-tjetrit! Të dy ishin treguar kokëfortë dhe tani ishte çasti t’i kërkonin falje njëri-tjetrit. E mori në krahë njëlloj si ditën e parë të njohjes dhe e përqafoi fort, pa pyetur  për paragjykimet e njerëzve që po i shikonin të habitur.

-Ti je lumturia ime më e madhe!

-Edhe ti për mua ia ktheu ajo.

-Do të shkojmë ku të duash ti zemër!

Franca po na pret. Pastaj ti e ke pëlqyer gjithmonë sheshin “ Shën Elize”, Kullën “Eifel”, Notre_Dame, Harku i Triumfit, Kopshtin e Luksembourgut, Urat e Senës në mbrëmje.

Do të jemi shumë të lumtur zemër ,nuk do të grindemi më asnjëherë.  Të premtoj!

Të dy morën rrugën drejt shtëpisë së vjetër, për të marrë valixhet dhe për t’ u nisur drejt qytetit më të bukur të botës,  Parisit, që  në imagjinatën e tyre lahej në mijëra shkëqime dritash dhe reflektonte pareshtur dashurinë e tyre gjer në përjetësi.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s