NDALET JETA / Poezi nga Petrit Sulaj

petrit sulaj

Poezi nga Petrit Sulaj

 

NDALET JETA

Rrugën bërë deri këtu ku je
harruar e ke.
Si një bimëz që sa del nga dherishta
në dritare ke mbirë.
Nuk të pëlqen
çfarë përtoke e pak mbi të sheh.
Sa pak gjëra rreth teje
janë misterioze.
Sot as edhe një për be.
Ngre sytë ca lart
pak poshtë qiellit i ndal.
Një re pa asnjë formë në punë është.
Don të bëhet diçka.
Ti si merr kohë për vete
për të zbritur sytë né tokë
dhe resë i jep kohë të punojë.
Poshtë asgjë lëviz.
Rrugët janë ndalur edhe se mëngjes.
As era nuk duket
fle akoma mes degëve të pemëve.
Mendja jote pezull
ca këtu
ca te unë
ca lart te reja
një pëllëmbë poshtë qiellit
që sipas teje punon pa projekt.
Dominon qendrimi në vend gjithkund.
Dita nbyll frëngjinë e vetme
nuk i pëlqen gjë rreth e qark.
Asgjë lëviz
përjashtuar ti
kur ngre vështrimin lart né qiell
për të dytën herë
e sheh se reja ka mbaruar punë me veten
një zemër e madhe e butë pambuk
është bërë.

Petrit Sulaj
2011 – janar 2017.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s