FLI, MOJ BIJË! / Poezi nga Myrteza Kasi

myrteza-kasi-1

Poezi nga Myrteza Kasi
 
 
 
FLI, MOJ BIJË!
 
1.
Erdhi gjumë i ëmbël shumë,
Mirëse të vijë!
Goni fle,
Moza fle,
Fli dhe ti, moj bijë!
 
Gjithë bota fle tani,
Dhe era pushoi,
Qielli fle,
Dielli fle,
Hëna lart ndriçoi.
 
2.
Fli, moj vogëlushe ti,
Gjithë tani flenë,
Vetëm xhaxhi
Në kufi,
Gjumi s’e ka zënë.
 
Gjithe natën prapë ai,
Do ta gdhijë zgjuar,
Që të jesh
E lumtur ti,
Të flesh e gëzuar.
 
3.
Fli, moj vogëlushe ti,
Tani gjithë pushojnë,
Vetëm babi
Me gjithë shokë,
Në uzinë punojnë.
 
Nesër drita kur t’ agojë,
Dielli do të ndrijë!
Prapë babi
Do të të zgjojë,
Herët kur të vijë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s