MUZAT POETIKE NË COPËZAT E THYERA TË JETËS SHPIRTËRORE TË POETIT AGRON SHELE / Nga: Bedri Dula

MUZAT POETIKE NË COPËZAT E THYERA TË JETËS SHPIRTËRORE TË POETIT AGRON SHELE

 

bedri

Nga: Bedri Dula

Të hysh në kopshtin e bukur të artit poetik të poetit të madhë Agron Shele, mahnitësh me ngjyrat dhe nuancat e buta dhe të qeta të cilat krijojnë peisazhe të pikturuara si perla shkelqyese që mrekullojnë botën shpirtërore.

Figurat e shumta stilistike dhe simbolika estetike të cilat pasqyrojnë relivin e mrekullueshëm artistik të atdheut të ti Shqipërinë, për të cilën poeti ka marrë copëza të thyera në shpirtin e tij dhe si një shterg nëpër largësitë e mergatës ruan në thellësitë shpirtërore, për t’i skalitur në vargje  poetike me një metrikë sublime dhe shumë të ndishme, që prekin palcën e shpirtit ku do që ato përjetohen.

Motivet e shumta, që nga ato patriotike,sociale, idilike e dari të ato që prekin natyrën, lumenjët,detin,qiellin dhe lirinë, e në veçanti ato përkushtuese në të cilat poeti Agron Shele me mjeshtrinë e penës së tij pasqyron me një refleksion të bukur artistiko-letrar, të cilat si xhevahire të shtrenjëta shkelqejnë dhe prekin ndjesi të thella e filozofike në shijën e këndshme estetike që ato dhurojnë në të gjitha dimenzionet hapësinore aty ku ato zbresin për të kënaqur dhe eksituar emocionet e lexuesve.

Valët e jetës përmes së cilës valëzonë shtegtimi frymor me valëzimet drithëruese, zgjojnë dehjën e fjetur në heshtjën e gjatë në dimrat e vetmisë e të izolimit, që grryenin në thellësi palcën e shpirtit të tij krijues, zgjimi shpërthyes e vrullshëm ndjenjash të cilat si cicirima zogjësh ndërtojnë harmonin melodike të vargjëve, përmes së cilës refleksionet e ndjesive të thella shpërndahën horizonteve në hapsira të qeta e me thellësi mendimesh filozofike ndërtojnë piktura të fuqishme poetike. Dritën në të cilën poeti e ndjenë në bardhësitë e shkelqimit diku përtej imazhëve të thyera shprehën fuqishëm në metaforën poetike tek poezia “ E bardha dritë “

“ E bardha jetë,
pasqyrë e copëzuar fatesh kryqëzim
det i thellë i brengave rrëmbim
si bora…
shkrirë rrezes së parë harbim
si gjethja…
përhumbur vjeshtës drithërimë.”

Poeti Agron Shele përmes kësaj metafore të fuqishme arti, pasqyron fatët e jetës të cilat thyhen nëpër pirgjet e shpirtit, të cilat në kryqëzime rrugësh mbesin copëza të thyera, që diku lënë shkretirë zjarri që djegë, e diku majëve të larta acar e borë të  ftohtë, të cilat zbehin në fshetësi brenda ndjenjave si një detë i thellë shpirtin krijues, që si vjeshtë e vonshme përhumb në dritherimët e huaja, e më vete bartë copëzat e akullit e të zjarrit që kryqëzohen në dhimbjen që reflekton në brëndësi tej shpirtërore.

165520_1539591014727_1383477671_1222555_1709134_n

Agron Shele

Poeti Agron Shele ndonse si një shterg, ngarend shtigjeve të pa thyeshme në udhët e mergatës, ai merrë me vete ku do kujtimin e copëzave të atdheut të fij, të cilin gjithnjë e ndjenë afër në shpirt e zemër, e që pasqyrohet me majën e hollë të penës dhe me gjuhën e bukur të shpirtit siç e gjëjmë të poezia e bukur “Atdheu im”

“Atdheu im!
Shpresë dhe faltore e bijve të tu
mund i sakrilegjit ngritur mbi liri
rrënjë e vjetër e themelit njerëzi
zë përjetësie në të fundit amshim.”

Poeti asnjëherë nuk e vënitë shpresën tek rrënjët e atdheut të tij, ai aty fuqishëm e shikon të ngritur faltorën e shënjët të lirisë së bijëve, që në themelët e vjetër të atdheut kanë ngulitur në shpirtin e Arbërit vyrtytet e njerëzishmerin, të përjetësuar deri në amshim.

Poezitë e poetit Agron Shele kanë një melodi të këndshme, të rimuar e të artikuluar si zë i bukur bilbili, ato tingëllojnë si valët e ujit nga gurrat e pastërta, nga lartësitë e zemrës së bjeshkës dhe leshohen poshtë lugjeve e fushave duke krijuar një simfoni të harmonishme të kompunara me një frymë sublime për të na sjellur ekzaltime ndjenjash në gjithë horizontin ngado që ato prekin brëndësinë e oqeanit të thellë shpirtëror.

Poezitë e poetit të talentuar Agron Shele janë të përkthyera edhe në disa gjuhë të ndryshme ndërkaombëtare, e të cilat po ashtu tingëllojnë mjaft bukur dhe kanë një theks të i cili vërtetë mahnit mënyra dhe forma stilistike dhe estetike të pasqyruar shumë bukur artistikisht.

Në shpirtin e poetit qetësisht flejnë edhe engjëjt, të cilët me shkelqimin e bukur duhet të fluturojnë në largësi mbijetese, mbase për të realizuar paqën e qetësinë e mbjellur në shpirtin e tyre të njom, ngase dhunimi i shpresës dhe fatit nuk mbanë dotë sketerrën që ngulfat të ardhmën e tyre, ata duhet që të fluturojnë në bardhësinë e jetës, por që mos të harrojnë asnjëherë rrënjët e trungut. Në ketë mënyrë poeti ndërton figurat emblematike tek poezia tejet e fuqishme artistikisht dhe shumë e bukur emocionalisht “ Ëngjëjt zbardhin “

“Qielli shndriti

Ëngjëjt zbardhën

zymtësinë hapësinore.

Mikluan shpirtrat e vdekur,

                                të harruar;

farkëtuan hundrat e çelikëta,

shtresave paqësore fluturuan.”

Poeti në ketë poezi me një mjeshtri të lartë e me figura të bukura poetike shpreh pastër ndjenjën e ti shpirtërore për rininë e atdheut të tij, të cilët detyrohen të fluturojnë shtigjev të jetës, këta ëngjëj të cilët ku do që shtegtojnë zbardhin qiellin, ata nuk  duhet harruar shpirtrat e vdeku për ëndrrat dhe shpresën e lirisë, fluturimi i tyre është i bukur vetëm kur paqja dhe qetësia të jenë farkuar si çeliku në shtresat shpirtëroe të qënies kombëtare.

Gjuha e bukur poetike e cila dhuron dritë jete nga do që shtegton, sjellë në vete edhe nostalgji në kthimet e copëzave të shkëputura nëpër bukuritë natyrore të jetës, aty mbase kur shijohen ëndrrat e një dite në perlat e hijeve kristalore, pranë liqenit që pasqyron fatet e njerëzve të zhytur në zbrazëtitë e shpirtit, i cili nga etja për mallin e dashurisë edhe mund të joshi emocionet rinore në vrullin e shprehjes deri në ecjet e vona hapsinore nën dritëzën e mekur të hënës dhe ndriqimit të yjeve, lozin si mjellmat e bardhe siç shprehet në mënyrë figurative e stilistike në poezinë e bukur “ Tetor “

“Era bredhacake turret poshtë liqenit,

Gjurmëkujtesat gërvish thonjzhveshur,

E nesërmja përcjell me fshesën ndër duar

Ankthin e mbledhur, netëve të vonuara.”

Vargje që përthyhen në misteriet e ndjesive, lidhur si harqe yjesh e të mbështjellura pas brigjeve të liqenit si era e lehtë, përkdhel qerpiket e fjetur në fshehtësi të duarve të ngrohta, që në ankthin drithërues netëve të vonuara zhvishën nga e nesermja që në vete fsheh furtunën nga dallgët e zemërimit të liqenit të rrëmbyeshëm, që tek  rojët e natës  mund të prekin dhimbjen e shpirtit, i cili si hije ka mbetur varur në valët e dritëzave nga zemëra e yjeve qiellor në natën e vonë…!

Muzat poetike të cilat frymëzojnë shpirtin poetik të Agron shele gjëndën ku do në shtigjet e larmishme të valëve intuitive, ato shfaqën si hije drite në ndjenjat refleksive, me magjinë e mrekullive e që përshfaqën me valëzime yjesh në vargjet e bukura me imazhe të ndjeshme e kristalizuese si valët e lumenjëve në majët e larta, në të cilët rëndon bora e ftohtë, si një kuror bardhsie lëshohen kreshtave të thepisura nëpër gjithë trojet që ruhën në kujtesën shpirtërore dhe frymojnë në muzat poetike në vargje të bukura poetike. Tek poezia “ Ne Poetët “

“Ne poetët!
…e fjalës dhe muzës së shpirtit.
Flakë pasioni djegur lartësish.
Lule parë çelur në thëllim.

Ne poetët!
… e fjalës dhe kohës drithërimë.
Gjethe vjeshte këputur tinëzisht.
Blerim pranveror rikthyer sërish.”

Poeti Agron Shele e ndjen në brëndësi shpirtërore  aromën dhe shijën e fjalës dhe muzës së poeteve, ajo i ngjanë një falke ,një pasioni e cila vërtetë digjet në lotin e mallit, por dhe çelur si luleja e parë që përjeton dashurinë për fjalën,për gjuhën,për artin dhe ndjenjat përmes të cilëve pasqyron dëshirat dhe ëndrrat e fjetura, të cilat i zgjonë nga gjumi i etshëm muza, që si hyjëri futët në shikimin e thellë poetik, për ta shpërndarë nektarin e luleve dhe peshën e fjalës, nëpër pirgjet e zymta të vjeshtës e cila brymos vesën e ngjyrave të petalëve, por që serish për tu këthyer blerimi pranveror në qepallët e fjetura për të zgjuar sërish ndjesitë e ngrohta të shpirtit anë e kënd bukurisë së jetës deri në amshim..!

Madhështia e vargut poetik të Agronit qëndron në shtrirjën horizontale të ndjenjave mbarkombëtare, ai nuk ndalët vetëm në përshfaqjën e atdheut të tij Shqipërinë, por ndjenë afshin e dhimbjes edhe në trojet ku ishin nën kthetrat e të huajve e kudo që frymojnë shqiptarët ai pasqyron me gjuhën e fort emocionale e poetike tek poezia e bukur “ Kosovë lule gjaku !“

“Kosovë, lule gjaku, si me je,

shtatore e ngritur qiejsh perëndish,
baladë e dhimbjes dhe zemrës së trimit,
këngërimë e shpresës dhe fatet e bijve.

Kosovë, plagë e hapur, shqiptari!
zemër zjarr, fushë beteje, prore ti…
djep përkundur, valle hedhur, histori,
Rreth flamurit kombëtar: Kuq e Zi!”

Në këto vargje poeti ndjenë dashurinë e madhe për Kosovën, të cilën e shikon si një lule gjaku, e cila në breza gjaku u sakrifikua për lirinë e saj, poeti lidhë figura të forta stilistike për ta dëshmuar se edhe Kosova e cila  ishte futur në vallën e zjarrit nëpër histori, në djepin e përkundur nën ngjyrat e bukura të flamurit kombëtar kuq e zi, në të cilin poeti e shikon se të gjitha ngjyrat e trojeve shqiptare vishën vetëm me petkun e flamurit kombëtar dhe ngjyrat e bukura të cilat ruajnë etnosin tonë në emblemën e bukur të lirisë…kjo është gjuha shpirtërore e bukur poetike dhe pena e mrekulluar e poetit e cila përmes tingullit artistik përformon relivin e bukur të trojeve kombëtare me ngjyrat e gjakut dhe lirinë e atdheut.

Vargjet poetike të poetit Agron Shele, lartësohën në frymë, artistike dhe filozofike, me stile të ndryshme, ai gërsheton shumë bukur traditën deh postmodernën, për të krijuar dhe realizuar një frymë individualiste dhe një përsonalizëm refleksiv dhe ekzistencialist, me ngjyra poetike të qeta e të pastërta në ecjën e vargut si një erë e lehtë,stabile dhe përqon porosi dhe simbolika të cilat transhendentojnë nëpër një ngritje të lartë artistike dhe nga vlera e komponimeve të figurave hasim një mjeshtri të fuqishme shprehur në formë estetike dhe me ndjesi shpirtërore që ndërton metafora të fuqishme, të cilat e bëjnë një poet të madhë dhe që i tejkalon suazat e një realiteti historik dhe ngjitën në një botë vizionësh shumë të larta në artin postmodern, duke lënë gjurmë të thella dhe duke krijuar një lulishte të bukur poetike ku ka ëndje të përjetohet arti i mirëfilltë shpirtëror, që me siguri se në të ardhmën do ta stolisët edhe me melodi e ngjyra tjera të bukura dhe shkelqime diamantesh në shijën e bukur të artit poetik.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s