Poezi nga Enkelejda Pashaj Murataj / Shkëputur nga vëllimi poetik ” Para Pasqyrës”

 

 Enkeleda pashaj murataj

Poezi nga Enkelejda Pashaj Murataj
 
 
 
Tjetërsim
 
Në rrugë kur sot të takova
Oh! Sa u çudita…
Me fjalë të zgjedhura
me ton zyrtar më fole
t’ i flisnim njëri-tjetrit me ti
sa shpejt harrove.
 
Ecja e me vete, mendoja:
Si miqësinë tonë e shpërfille
unë kurre s’ do ta besoja
që më shkëmbeve me një karrige.
 
 
 
Padituri
 
Pasanik e quan veten ai njeri,
që s’ e di mirë kuptimin e fjalës varfëri.
I varfer s’ je, vetëm kur para nuk ke
kur je i paditur,
akoma më i varfër, ti je!!
 
 
 
Para pasqyrës
 
Para pasqyrës
s’kam frikë të shoh rrudhat e kohës
as dikur…
as tani…
isha unë përplasur mes dallgësh
… dhe sot, portret i eklipsuar kristalit blu.
 
Luleve,
U rrëmbeva farfurimën më të bukur
Dallëndysheve,
kurrë s’ ua prisha folenë
bastun për pleqërinë tënde kohë
… dhe shami për lotët e fëmijëve në botë.
 
Pasqyrë të shoh çdo ditë në sy,
për rrugët dhe gjurmët e yjeve të humbur
për dhimbjet e mbetura peng atje,
për jetën …,
dhe paqen e njerëzve udhëkryq.
 
 
 
Poeti dhe fjalët
 
Poeti fjalët i nanuris
i ledhaton,
i përkund timbrit të shpirtit,
si të kenë frymë.
Poeti fjalëve u jep ngjyrë
i sodit
të padukshmen e kthen në telajo
dhe telajon në magji pikturë.
Poeti fjalën e skalit
e fisnikëron
e ngre në altarin madhështi.
Ndriçon shpirtrat e plagosur njerëzorë
dhe rizgjon ndjenjat e venitura reflekson.
 
 
 15672840_727052544114889_8273050609476306986_n
Shkëputur nga vëllimi poetik ” Para pasqyrës”

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s