MAGJIA E FJALËS ( Isuf Hoxha dhe pathosi metaforik i tij ) / Nga: Qemal Guri

MAGJIA E FJALËS

-Isuf Hoxha dhe pathosi metaforik i tij-

 

qemal-guri

Nga: Qemal Guri

“Gjethe Fiku” një libër mjaft domethënës për hapat ngulmues në udhën poetike. Tetëdhjet poezi në një përmbledhje me preokupim prej artisti të vërtetë dhe të përgjegjshëm. Tetëdhjetë poezi, që përshkohen nga problematike dhe simbolika e shpirtit njerëzor dhe morive të motiveve ku ai rrotullohet. Një preokupim dhe synim eksplorues i këtij shpirti, me anën e operimit të një figurativiteti mjaft të pasur letrar e poetik.
Ky vëllim është një diagnostikim i mirëfilltë i anëve më vitale dhe më të fshehta të njeriut dhe, shpërfaqje e tyre me anën e mjeteve artistike mjaft të pasura. Ai është një arritje ku shijojmë poezi të tilla si: Doktor, Portreti yt, E dashur, Kur t’i…, Mëkati i poetit, Fari i fikur, Flakë po ndizem, Prit, Buzëqeshja jote, Kënga mori dhenë, Falma qerpikun, Fluturat e dashurisë, Zjarrin e dashurisë, Sytë e tu, Më beso, Pickim pranveror, Odise mes valësh, Të gjeta më në fund, ***Vetëm një pullë, Melodinë e shpërndan era, *** Puthjen e varur, Edhe le të vdes, Lërmë të të bëhem, Valle me piklat e shiut, Ato buzët e tua, ***Në ëndërr…, Cili jam unë, Lozte magjishëm, ***Rritet, ***Jam aq i uritur, Kur ta puth, ***Vala e qetë, Pres buzëqeshjen dhe Një pikë loti, të cilat janë ngjizje tharmesh tipike dhe gjetje e motiveve origjinale.
Në këto tharme zbulojmë ethjen për dashuri, përkushtimit ndaj saj, përshkrimin e thellë, me mjete të zgjedhura me kujdes dhe fuqi artistike. Përshkrimgjizjet janë plazmime interesante, që nisin nga gjërat më të metaforuar bukur, plot epitete e krahasime, e pse jo, edhe sinektodat apo shkallëzimet, që pasthirrmohen mrekullueshëm.
Ai nuk thotë asgjë për poetët, por edhe kështu, spontanisht, nëpërmjet vargjeve, i madhështon ata, si në vargjet, ku i çonë në “qiellin e shtatë”. Me këto këndvështrime ai koncepton futjen në labirintet e mitikës, personalitetit dhe natyrës. Në këtë aspektësi të drejtimit poetik, poeti Isuf Hoxha, përdorë një gamë të figurave letrare si ato të kuptimit, krahasimi, antiteza, apo litota, figurat e intonacioni me pyetje retorike, pasthirrmime e esklamacione të pastra dhe të kombinuara, mjeshtërisht, ndërmjet tyre, kemi epifonema dhe hipotipoza karakteristike për një poezi të kohës moderne dhe një vargnimi të tillë; figurat e fjalës, apo tropet e dominojnë tërësinë e krijimtarisë, ku mund të evidentohen metaforat e shumta dhe të shkëlqyera dhe epitetet, sidomo ato metaforik, metonimia e sinekdoka, e pse jo edhe raste ironie të hollë e të matur përdorimisht me kujdes, në raste tejet të ralla, apo alegori, figurat e sintaksës si shkallëzimi dhe enumeracioni, edhe pse ky i fundit është i rrallë; edhe asidenti është mjaft i përdorur dhe rrallë, e shumë rrallë edhe polisidenti, por edhe anafora e anadiploza, por, kjo kroijimtari dallohet, edhe pse me një përdorim të reduktuar, të figurave të fjalorit me sinonimet apo dialektizmat. .
Njëfarëlloj çmendurimi shpërthen nga brumi i vargnimit të këtij poeti, që “me gotën e lëngut / të trupit” të së dashurës, kërkon “të valojë” “përtej përjetësisë/ derisa të shuhet dielli”. Ky “shpirt shkrumb” që s’gjendet as “me gishtat e gjatë si bisht palloi”, i cili na i parakërkon dashurisë, që të mos e lejojë t’i futet brenda se pastaj edhe e zapton “gjirin e kalasë” së saj, “derisa ajo ecën krenare si hyjneshë/ në kalldrëmin e shenjtë të vargut”.
Vargu i poetit është i shenjtë. Ai e ka shenjtëruar me magjinë e tij prej punëmadhi. Është dashuria, ajo që i jep dimensione mjeshtërore. ” …gjoksi i bëshëm lëkundej/ Si në valët me shtrëngatë kur barka tundej // Aromë e saj më dha flatra/ “.(Fërshëllimë sinfonie). Përshkrimi i madhështisë së dashurisë është diçka origjinale tek penda e Isuf Hoxhës. ” Në sytë e tu të zi/ dashuria gjen prehje,// Me simfoninë e amshimit/ le të ngjiten qiellit të shtatë,/ aty ku poetet hedhin vallen…”. Gjithashtu, këtë bukuri konceptimi e përshkrimi e kemi edhe në vargjet: “Bulëza mjalti/ vërshojnë lumturinë,/ …puthjet/ ia dridhen telat e kitarës//Melodia u bë erë/ dhe kënga mori dhenë. ”

16142542_1355122887841591_8233695661148993716_n

Isuf Hoxha

Dashuria është përmbledhje dhe gjithçkasi e trupit njerëzor, e shprehur me një figuracion tipik për këtë vëllim dhe këtë autor, që përkon me përmbajtjen e vëllimit poetik, ilustrimet e të cilëve mund t’i shohim këtu: Buza …tharm dashurie (metaforë)/ …dashurisë si gonxhes(krahasim)/ petalet i shpërthyen (metaforë)/ Nektar puthjet/ flutura krahëshkruara (shprehje metaforike). (Tharm dashurie). Edhe poezia “Lëngëzim” është një poezi mjaft e gjetur dhe mjaft e ngjizur. Metaforike dhe gati ekstazore. Ndër me të realizuarat e këtij vëllimi. Mjaft metaforike: më fale apartamentin. “në gjirin e kalasë tënde. me gishtat e gjatë si bisht palloi”, një krahasim i bukur. “shpirtin shkrumb”, epitet metaforik. “Tymi si gjarpër të mbështillet …/ ti zgjat duart ta përqafosh hijen”, krahasim dhe metaforë. “Përmes syve të tu shoh botën/ unë, loti yt”, një shprehje metaforike e shkëlqyer. “Krenare si hyjneshë/ në kalldrëmin e shenjtë të vargut”, një krahasim i metaforishëm. “Në krevat, përgjumur, priste zana/ Krejt siç e kishte bërë nëna” apostrofim i gjetur. “Aromë e saj më dha flatra/ Ndaj nisa t’ia gic gishtat e këmbës/ T’ia nxjerr qumështin e nënës” apostrofim i bukur. “E shtrëngova me afsh, e shtrëngova / Më morën zjarr duart, u përvëlova” shkallëzim dhe përsëritje. “E fliste përçart, e fliste e dehur/ si të ngiste makinën tym e mjegull”; “E më puthi, më puthi te dera,” përsëritjet sintaksore. “E bukur si hënë ëmbël buzëqeshi” metaforë. “Në sytë e tu të zi/ dashuria gjen prehje,/ Qerpikët si vela anijeje/ shtegtojnë drejt buzës.” Shkallëzim mjaft figurativ. “Puthje/ melhem për plagët,”; “shpirtrat… le të lozin”; “Me simfoninë e amshimit/ le të ngjiten qiellit të shtatë,/ aty ku poetet hedhin vallen…”, metaforim. (Sytë e tu të zi) “Në kopsht priste e druajtur / ëndrra si virgjëreshë, / Dashurisë i shtrova sofrën/ e pranë vetes në stol muzat ula/ dhe vëmë bast burrërisht”, metaforim e krahasim. (Puthje e varg)
Dashuria e konceptuar nga poeti është edhe loja si një endje e shpirtit njerëzor: “Të pëlqente/ me zjarrin të lozje// E gacën e parë/ prushit s’ia fike” metaforim paksa antiteziv. “Përcëllohen buzët…(metaforë) //vetëm puthjet/ ia shuajnë prushin/ zemrës.” Antitezë fine. (Prushi i zemrës)
“Zemrës mos ia hap/ sezonin e plazhit/ në ishullin tënd/ ” (E dashur). “Eja, m’u afro si eshkë e ndezur/ të marr flakë!/ Si dru i thatë në oxhak/ Hirin ma mbledh me grushte/ nën rrënjë të trëndafilit / ma varros urnën!” metaforim dhe krahasim. (Flakë po ndizem). “Buzëqeshja jote/ në dollapët e shpirtit/ mbeti libër i palexuar. ” Një metaforim i shkëlqyer. (***) “Shikimi i saj/ zemrës qetësinë m’ia humb/ Vrushkuj gjaku aortës/ mureve i përplasen/ Bulëza mjalti/ vërshojnë lumturinë,”. (Kënga mori dhenë). “Kij pak mëshirë,/ litarin lërma / të gjatë,/ sa të mund të prek / ograjën e buzëve tua.” Metaforë. (***). “Qilimin ia shtrova këmbeve të saj/ Ajo zbathi këpucët / e këmbët përcëlloi / nëpër nota lumturie.”, (Zjarrin e dashurisë) “Buzët vendosën tastierën / në brigjet e gjoksit tënd / Penën në thimtha ngjyen”. (Porosi Hënës) “Fytyra iu skuq e në supin tim ra” metaforim. (*** Llërën). “Mund të jem unë një lumë i qetë,/ E ti një sorkadhe / Që vjen e shuash etjen/ Apo, do të jesh vreshti me rrush/ Kokrrat t’i shtrydh/ ta pi tëndin musht”. (Shekujt nuk fshehin dashurinë). “Buzës shkopsitja bluzën,/ të lira / puthjet të fluturojnë!/ Të mbyllura/ në atë shpellë të errët frike/ retë mezi presin/ të zbrazen tërësisht”. (***Vetëm një pullë). “Puthjen varur lë në degë ulliri/ Të ngrohen zogjtë mu në mes dimri”. (*** Puthjen varur). “Ma bëj hartë me thonj shpinën/ Si një pikturë moderniste”. (Zjarrin ma shuaj). “E dija se do të shpërthente/ vullkani erotik i trupit tënd.” (***). “Bukuri hyjnore,/ Ylber që qiellit gjoksin ia stolis”; “Zbrit një herë shkallëve të vesës/ Bojëgjake trëndafili/ të t’i puth petalet,/ Paj, edhe le të vdes,/ Fryma të më ndalet!”, metafora dhe esklamacion. (Edhe le të vdes). “…jastëk ku përnatë vë kokën, / jorgan që të ngroh ëndrrën,/ peshqir që t’i përthith dhimbjet,/ faculetë që ta fshin lotin,/ buzë që shijon kënaqësitë e jetës,/ fustan që erëmon lulet,/ fletore ku i shkruan sekretet,/ këpucë që shëtit lumturive të botës… Më lër të të bëhem gjysma jote!” Shkallëzim i metaforuar mjeshtërisht. Lërmë të të bëhem). “Dashurinë e zemrës sate tek porta ia vara pjergullës/ Si luftëtari pushkën pas betejës së përgjakur”. “Çudi, vërtet çudi a magji/ buzët e tua si dy harqe hëne/ yje, diell, kopsht me lule/ janë fusha e male pa anë,/ plantacione mbjellë me rrush / me grurë, kafe, portokaj/ në vetëm dy gishtërinj vend,/ aty nën hundën tënde,”metaforim, shkallëzim dhe krahasim. (Ato buzët e tua). “Ti puthmë, mos u ndal,/ zjarrin mos e lër të shuhet,/ buzët e mia gështenja/ të kërcasin prej prushit!” Esklamacione. (***Jam aq i uritur). “Unë pres atë./ shaluar atin e erës/ e duart hukas/ e pres/ e pres/ buzëqeshjen e saj të më shfaqet. Përsëritje. (Në mes të ftohtit). “Në hirin e dhimbjes/ buzët kërkojnë / gacën e shpresës(të shprehur alegorik-esklamativ)/ E mban mend/ Tani/ pres unë siluetën/ të shfaqet në flakën e qiririt/ si fëshfërimë gjethi/ Pres,/ jo këngën e sirenës,/ por buzëqeshjen tënde.” Metaforim dhe krahasim. (Pres buzëqeshjen).
Dashuria, tek Isuf Hoxha, është poezi dhe muzë, pathos dhe plazmim: ” Dashurisë i shtrova sofrën/ e pranë vetes në stol muzat ula/ dhe vëmë bast burrërisht:/ Për çdo puthje të tyre/ ta shkruaja nga një varg// Ato buzëqeshje e puthje, / Unë varg e poezi/ S’u lodhem se s’u lodhem/ dhe gara vazhdon.”
Le të shohim operimet poetike me mitikën: “rrobaqepësi i ëndrrës(epitet metaforik)/porosita këmishën e mëkatit(epitet metaforik); / me gjemba kaktusi(epitet); qepur(metafor)/ të m’i shpojnë damarët, gjaku të rrjedh curril/ aq më bën nëse ushqehen ushunjëzat / e bilbilave u shtohet etja, u çahet sqepi/ apo peshkaqenët vrapojnë pas erës.” (e tëra shkallëzim i metaforizuar). “I shtohem mysafir ferrit/ … në parajsë shtrati më mbetet bosh…”, antitezë. (***)
“Afërditës i prenë gjuhën/ zogjtë të mos mësonin këngën,/ … i prenë buzën/ pa mjaltë ta linin bletën,/ … i prenë faqen/ në luadh të uritur ta linin sorkadhen,/ … i nxorën sytë/ Hëna të mbetej pa dritë,/ … i prenë gjoksin/ dallëndyshet të mos i pinin qumështin,/ … i prenë krahët/ flladi të mos e përkëdhelte,/ … i prenë këmbët/ gjurmët të mos i gjenin rrugët,/ Shqiponjat trupin me sqep e bartin,/ Tomorit në tempull ia sjellin/ torzo, sa prek dheun në Dodonë/ për çdo vit degët i përtëriten.” Një shkallëzim jo vetëm i metaforizuar, por edhe një perlë poetike anaforike. (Afëdita në Dodonë). “Gjethin e mëkatit ia hoqa vetes, kush s’e ha mollën e ndaluar/ s’do t’ia fal buzët të m’i shijojë// Pos Adamit të gjithë lehnin,/ si zagarët në zinxhir përjargeshin” vargje me shprehësi të metaforuar dhe antitezë, por edhe ep. metaforkie.. “Qyqarët njëzëri, engjëj e djaj” ep. Dhe antitezë. “Ne lindem njerëzimin nga mëkati i ëmbël,/ Ata/ Ende përleshen pse guxim nuk patën.” Antitezë. “mëkati i ëmbël” epitet metaforik. (Eva dhe gjarpri).
“bëra flirt me muzën,/ buzën ia shijova, e putha/ eksplorova si një minator/ galeritë e saj magjike,/ orgazmën ia vodha”, një poezi tipike e metaforuar. (Mëkati i poetit
“Kujdes këpucën/ mos e lërë pas/ kur bien kambanat!” Pasthirrmë. (E ftova në ballo).
Duket mjaft qartë, se si e fton dhe përdor motin poeti Isuf Hoxha. Ai është shumë i detajuar në plazmimin figurativ. Por kështu ai vepron edhe me natyrën, e cila plazmohet mrekullisht në poezitë e tij: “shqyerja e himenit/ është shumë më shumë / se një pickim blete/ a një kafshim buze!”Hipërbolë. “dhimbjen e ëmbël” (epitet metaforik). “Një ditë të re nise,/ aaah!/ sa herë do t’i thuash bletës/ merrmë me krahë / si nektarin e lules.” Shprehje e bukur esklamative. (Duhej të ta thoshin). “U zura sot me qiellin, u zura”; “rrezet i mbledh t’i bëj buqetë,”; “U mrrol ylberi/ u inatos e zbrazi rrufe mbi mua”, metafora. ; “u inatos e zbrazi rrufe mbi mua,” (U zura). “Vera, po mori thatë/ një pikë shi s’pikon / ngaqë retë shterpa janë// Rrënjët me lot do të t’i ujis”, (Pse drithërohesh). “Fluturat e dashurisë/ fluturojnë e nuk lodhen/ drejt ishullit të lumturisë/ Trëndafilit në petale/ ia lënë puthjet peng/ Edhe po i degdisi stuhia, era / aty rikthehen / Sa herë vjen pranvera.” (***). “Bilbili e bilbilesha / hodhën sipër çarçafin e blertë / e sqepat i mbuluan/ mos tua vidhja mjeshtrin e puthjes/ Ofshamat i kthyen në nota magjike,/ gjethet e lulet në valle u futen”. (Pickim pranveror); “gjuhë e saj kumbon si harpë,/ graviteti i buzëqeshjes tërheq drejt pellgut/ në oqeanin e hapur të ndjenjave trazuar/ Sirena flokëgjatë e mbështjell si gjarpër/ trupin tim të brishtë / Odise i kapur pas spirancës / përpëlitem në rërë/ në garë me peshkaqenët deri tek porta e zemrës së saj,/ Ziejnë mollët e ndalura në kazanin e parajsës / Derisa pres dritën jeshile në horizontin eterik/ të jetës,/ me dashurinë mbarsur / si lulja me polenin e purpurt.” (Odise mes valësh). “Isha vala, isha rrezja,/ isha flaka që e ndezja,/ isha flladi, isha puthja/ isha dukja dhe mosdukja” enumeracion. (Fola mbrëmë me valën). “Fundit të lumit gurët mund t’i lëvizësh,/ E mllefosur peshqit pa oksigjen t’i lësh, / Nga pendimi si bukë mund të digjesh në furrë,/ Kot shkul flokët, zemra më s’të pranon kurrë! ” Metaforime dhe krahasime. (***Fundit).
Një karakteristikë themelore e krijimtarisë së poetit është edhe mënyra estetike e ngjizjes së personalitetit në artin e tij, nëpërmjet plazmimit estetoik mbi vargjet. Aty, ai arrinë në realizime të mrekullueshme në saj të një figuracioni të pasur dhe efektiv. Është një pasuri jo vetëm e manovrueshme mjeshtërisht por edhe thesarisht e prekshme dhe e shijueshme, me antiteza, epifonema të apostrofuara, epifonema të thjeshta dhe apostrofime esklamative dhe esklamacionet e thjeshta, krahasime, epitete, shkallëzime e deri te figurat e sintaksës, si përsëritjet fine, apo format metonimoke të sinekdokave, qoftë të thjeshta, qoftë të kombinuara deri me pyetje retorike: “Ti nise nga faqja e fundit/ nga faqja: nekrologji/ ku shkruante se vdiq një dashuri/ S’pati asnjë zog t’i rrihte flatrat,/ ta shoqëronte kortezhin/ drejt varrit të ri.” Një kokludim i jashtëzakonshëm dhe tejet antitezues. (Gabove e dashur). “Buzët e tua, shpirt, falmi/ në mijëra katrorë t’i ndaj!/ Puthjet në çdo cep të tyre/ trëndafila të kuq të çelin/ Zemrës pallat i ndërtoj, / Të betohem, e dashur/ Në çdo mur të dhomës/ portretin tënd do ta mbaj varur!” (Portreti yt). “Liqene të mbushur me lot/ janë sytë e tu, / e derdhin lumenj vuajtjeje/ Sytë e tu ruajnë/ një tera bajt furtunë/ një tera bajt kujtime/ një tera bajt shprese / një tera bajt dashuri / Sytë e tu.” (Sytë e tu). “Ta thashë moj, trëndafile/ S’duhet besuar çdo blete/ Vijnë e ta marrin nektarin / e të lënë lakuriq në gjethe/ Ta thashë moj, trëndafile/ se ta e kanë me hile/ Të tjerë shijojnë mjaltin/ Ti, e vetmuar, shijon vrerin.” (Më beso). “Si i verbëri pas dritës të kërkoja shtigjeve,”; “Librin e jetës e shfletova fletë-fletë dhe pashë bukurinë tënde të shenjtë / e iu përkula në gjunjë.”; “Të gjeta si vesë në gjethe / Orkide, në maje të një shkëmbi.” (Të gjeta më në fund). “Një zemër e plagosur shtegtoi prej kraharorit/ Sytë i pikojnë dhimbje / e flakë i del nga trupi/ Poeti nuk fle prej meraku,”; “E vetme pyjeve/ ujqerit do ta shqyejnë,”; “E lashë në gjysmë vargun, / Ikaaa,/ t’ia kthej zemrën kraharorit.” Metaforim. (Alooo…). “Merrma ëndrrën time e ngrohma në gji, / tekstit të puthjeve m’i jep melodi,” pasthirrmë. (Melodinë e shpërndanë era). “Në ëndërr emrin tënd kur thërras/ kam dëshmitarë bilbilat/ që gurëve mu në zemër u zbrazin këngën/ t’ia zbusin zemërimin shkëmbit/ Në ishullin tim të vetmisë/ pyeti trëndafilat po s’më zure besë / Po deshe edhe më shumë/ shfletomi librat/ syve tu se ç’dritë u dhashë/ Dhe thuaj ti tani: sa të marr janë poetët,/ Dashurojnë pa u puthur, trupat pa u prekur!” poezi në formën e antitezës. (***Në ëndërr…). “Në kaltërsinë e syve tu / jam yll polar lart në qiell / a peshk që qan tallazet e lotit/ Në jeshilen e bebëzave tua / jam flutur që pushon luleve/ a qengj që kotet në barin e njomë/ Në cepat e buzëve tua/ jam mjaltë që shkrihet / a varg magjepsës poezie / Mbase asket nën çadrën e shpirtit tënd,/ Ma thuaj, cili jam!?” (Cili jam unë). ” Rritet gjëkund lule më e bukur/ se në barkun e mëmës?”; ” Fryti ngadalë shtatin aty rrit/ Në buzët e së ëmës dritë.” Sinekdokës. “Ka krua që kaq ëmbël gurgullon,/ Ka mjaltë më të ëmbël në botë/ Se nënëria?” Pyetje retorike me sinekdokë. (***Rritet). “Vala e qetë/ lozte Vivaldin/ Kaikja oqeanit/ buzën ia puthte/. Unë me pulëbardhat/isha i përhumbur.” Shkallëzim, (***Vala e qetë).
Ndër tropet më të suksesshme, përveç përdorimit të sukseshëm të metaforës dhe epitetit, rallë edhe alegorisë, apo ironisë dhe një farë sarkazme fisnike, janë më të spikatura në përdorimet e sinekdokës dhe edhe të metonimisë: “Të gjitha shtigjet m’i mbylle / e s’më le mundësi tjetër”. Sinekdokë. (***Tëgjitha shtigjet); “edhe nëse puthja / i bëhet qefin/ hirit tim!” Sinekdokë. (***Gjatë më puth). “Mjalti të më rrjedhë / si përrua gushës”; Metonimi. (***Më puth). “Të lirë e kam një në ëndërr,/ për ca ditë, jo më shumë” Sinekdokë. (***Shëtiste e vetme). “Fundit të lumit gurët mund t’i lëvizësh,” Sinekdokë. (***Fundit). “mallit në kokë/ nga një thinje e bardhë m’i shtohej ” sinekdokë, “Zemra si qengj blegëronte ” Krahasim. (***Çdo mëngjes); “natën kaçakçe do të përvidhem”; Sinektodë. (***Kur të mos); “Kapitene e anijes së shpirtit tim!” sinekdotë”, (Të lutem).
Kemi, gjithashtu edhe përdorimin fin të litotës nëpërmjet fjalës “loti”: “Një pikë loti mbi qerpik më ra”, Litotë. “Lëre atë pikë loti/ të rrokulliset shkrepave” Litotë. (Një pikë loti).
E gjithë kjo kthesë mjeshtërore e poetit Isuf Hoxha, përmbushet në shumicën e krijimeve të këtij vëllimi, por mbetet ende punë për të bërë me disa krijime që nu e arrijnë standardin poetik, edhe pse nuk vuajnë nga mënyra e vargnimit dhe këto mund t’i shohim rreth faqeve 56-63.
Pavarësisht nga çfarë vumë re në tërë këtë vëllim të ri të poetit, ne kemi përshtypjen se shumë gjëra që mund të quhen arritje në krijimtarinë e këtij poeti, nuk i kemi cekur edhe për faktin se duhet mjaft përkushtim e kohë ta eksplorosh plotërinë e arritur të tij, e për së fundi, mund të themi se pikërisht kjo, lë të gjallë edhe kureshtjen për ta përpirë estetikisht leximin e kësaj krijimtarie si një fjalë magjike e poetit Isuf Hoxha.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s