E FUNDIT ËSHTË PUTHJA (Gjendje, çaste, ngrica, frymë,vargje) / Cikël poetik nga Drita Lushi

16244337_1493906647316097_1195977773_n

Cikël poetik nga Drita Lushi
 
 
E FUNDIT ËSHTË PUTHJA
(Gjendje, çaste, ngrica, frymë,vargje)
-poezitë e dimrit-
 
 
HIJA
 
Mesnatës,
Një hije bie mbi mua…
më puth
Nje herë
dy herë
tri herë
…këmbanat bien 12 herë…!
Pastaj, gjumin ma tremb, dhe orët e natës m’i gremis n’ag!
Është
një hije brenda meje.
Më puth!
Pastaj bëhet shpirt zemër e buzë!
Një hije brenda meje.
Më bëhet gjymtyrë, duar…
Një hije ecën me plazmën dhe shkruan…
Mesnatës, brenda meje
bën vend një hije….
Një hije çmendurie, luan me mua…
Një hije e hijshme poezie!
 
 
 
E FUNDIT ËSHTË PUTHJA
 
Është fjala
që m’bën të ndalem tek ty
Pastaj janë sytë,
që më mbysin në ngjyrë,
që më puthin edhe pa buzë,
që më zhveshin e dashuri bëjnë me mua,
edhe pa m’prekë,
që më zjarrmojnë në mornica!
Janë sytë e tu,
që më bëjnë të ndjej gruan tek unë…!
Pastaj është shpirti
që tretet tek mua i zhveshur…!
Ne fund, vjen buza
E çel puthja…
 
 
 
PA KUPTUAR
 
S’di nga mi gjen burimet e shpirtit,
dhe s’di, si m’shterrojnë para teje
Tan’ krojet e mendjes!
E rrjedh si don vetë;
Pa m’pyet mue , për dreq…!
E merr me vete ç’ka gjen rrugës
dyshime, dyzime, hamend’sime.
Mi mbyt në tëndin përrua,
Dhe shfaqesh me zhurmë tek mua,
si një tërmet shtatë ballë,
sa s’mundem me i ba ballë….!
 
 
 
LOT TË LUMTUR…
 
Mbrëmë qava,
Megjithatë u ndjeva e bukur…
paska të tillë lot,paska,
që të bëjnë të lumtur!
 
 
 
ZGJUAR
 
Ndodhm, që mendja më porosit
herë pas here,
“mos”
“Kujdes”
“hap sytë”
e dëgjoj natyrisht, si një nënë të dytë…!
Kur ndodh që mendja m’këshillon,
“kujdes me ndjenjtat”
“s’duhet dashuruar”-
ndodhem gjithnjë në gjumë per ta dëgjuar,
ndërsa për zemrën çdoherë zgjuar…!
 
 
 
SHI…
 
Një shi i lehtë,
i zbehtë,
i qetë,
i fshehtë,
shmanget nga retë,
bëhet përrua në mua
digë ngré mall i shkuar..
 
 
 
 
AVIONI…
 
Avioni çan qiellin,
dhe retë i prek me trishtim;
Pas,lë një vije të bardhë
si “Rruga e qumështit”,
që të bashkoje sërish,
të dashuruarit
 
 
 
SHAJTË
 
Të bukur,
të leshtë,
të pambuktë,
me ngjyra,
prej kashmiri,
te mëndafshtë,
si përqafimet e të dashurve,
mbajnë ngrohtë gratë…
 
 
 
 
ҪAST DIMRI
 
Në qiell diell i malluar
Syrin te gjithin ne gri;
Toka pikon lot te ngrire
Sa shume i mungon Ai .
 
 
 
QYTETI…
 
Qyteti përkund supet,
nga dritat;
të çmend vezullimi…!
Qyteti këmbët rropat
i lodhur,
jeton aty dhe mjerimi!
Qyteti zbukurohet,
nga Fëmijët,
që buz’qeshin çdo ditë,
dhe nga Dashuritë…
 
 
 
Zh-Gjendje
 
Askush nuk do ta dijë,
Në jemi apo s’jemi,
brenda mureve tona prej mishi e gjaku,
përderisa mërmërimat nuk arrijnë britmén e zemrës.
Askush s’do ta dije
në u deshëm,
u puthëm,
qamë apo qeshëm;
Askush nuk do ta dijë
ç’qemë,
ç’humbëm
ç’fituam;
Askush nuk do ta dije…
Ndërsa kemi humbur brenda mureve tona…
qeshjen e diellit.
rozën e muzgut,
hënën e ëndrrës.
 
 
 
Ah, Tiiiiiii !
 
Sa herë sytë, me sy mi zgjon,
Nga pak ngjyrë për vete vjedh,
bleron;
Nis gjen simbole,
Krahasime,
mbi libra derdh orët pafundësisht,
në metafore më kthen mua,
me tjetërson njëqindfish…
Ah tiii!
Kërkon të më prangosësh,
e të më vësh në gjumë mendjen,
Pastaj të pushtosh pa u ndier zemrën!
Ah, tiii, tiiiii….!
 
 
 
KAQ…
 
Kaq le të duhemi sa tani…
kaq, dhe jo më shumë!
Më shumë, druhem se t’humbas ty.
Më shume se kaq do humbisja unë…
 
 
 
RIGJETJE
 
Ndonjëherë veten humb,
E tretem në ҫdo yll, që bie…
Dhe prapë ATË rigjej
në sytë e sime bije
 
 
 
ME UNAZË DHE NJË VAJZË
 
Tek te gjitha miket e shava;
se duroja,
e kisha inat;
Pastaj fola me të,
Nisi të më pëlqejë…
Pastaj u puthëm,
E më vonë, bëmë dashuri.
Pastaj…
Qysh at’herë
Qëndrojme të lidhur
për dy dekada,
me unazë,
dhe një vajzë.
 
 
 
NE TË DY
 
Ne jetojmë në anë të ndryshme të një qyteti
Por shkelim të njëjtat rrugë rastësisht
Gjendemi shpesh, larg nga njëri- tjetri,
por të dy, e duam poezinë marrëzisht.
Ne jemi kaq të ngjashem nga dëshirat,
Por dhe kaq të kundërt;
ti je burrë dhe unë grua.
Ne jetojmë në dy anë të një qyteti,
Por kemi një ishull, të ndërtuar
veҫ me poezi dhe gërma,
një ishull. që e gjejmë ditë dhe natë
një ishull veҫ për ne,
Të pashënuar askund në hartë.
 
 
 
ME DASHTË
 
Asht’ mire me dashtë
me gjymtyrë
me trup
me gjith qenien ,nji tjetër qenie
per dashuri.
Asht’ bukur me dashtë me mendje,
me dashtë me tru
me dasht nji emën!
Veç lumtuni asht,
kur don me zemër.
 
 
 
TEJ SYZEVE
 
Femrat shohin shallin tim,
(Ka një ngjyre krejt të veçantë !)
E di,
mendojnë sikur ta kishin
Ato në qafë.
Meshkujt,
shohin flokët e mij
si vjeshtë e fshehtë.
Pastaj,
në të errtën e syzeve
mundohen të zbulojnë
ngjyren time të syve.
 
 
 
DIKUSH
 
Është dikush,
që mërzisë,m’i kthen buz’qeshjen,
që arrin të më gjejë zemrën,
dhe të ma kthejë aty ku ka vendin;
Është dikush, që dritën ndez tek unë.
Dikush që për treqind vjet,
dhe përtej jetës
ka për të më mbajtur peng..
 
 
 
Dhjetor 2016-janar 2017

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s