Poezi nga Gentjan Hasanas

gentjan-hasanaj

Poezi nga Gentjan Hasanas

 

***

Me sytë e qyqes
Më përcolli nëna
Te porta mbiu një shelg.

 

***

Sytë e mi
nuk ngopen
me veprën tënde zot!

Nuk dua
të shkoj në parajsë,
veç varrin ta kem me dritare!

Një ditë të bardhë,
si kjo e sotmja,
ku gjithçka është prej dëbore,
më jep leje 24-orëshe!

Me ujqit të vallëzoj
në luginat ku hëna fshihet!

T’i puth një nga një
lulet e dimrit
dhe buzët e “asaj ilegales!”

Në kthim,
veç tulipanin e zi do të marr
zbukurim për dritaren time!

…(volos..10..1..17.(

 

***

Do të gjendet
sërish një udhëtar
të ndezë qirinjtë
tek kisha e braktisur.

Se, këtu,
s`ka më as shpirt njeriu.

Deri ateherë,
dy monedha të rrumbullakëta,
sytë e bufit,
paguajnë taksën e vetmisë.

…(volos..4..1..17.(

 

***

Kambana,
poshtë orës së Kishës,
varet si dardhë.

Plaku i moçëm
mundohet ta shkundë
me litarët e gjatë.

Besimtarët,
mbushën oborrin
me shporta fëminore.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s