Poezi nga Mirela Sarolli Ropi

mirela

Poezi nga Mirela Sarolli Ropi
 
 
HIPOTEKOVE ZEMRËN
 
Ëndërra të thurura kurorë
Shumëngjyrëshe vendosur në kokë
Bashkuar, me heshtjen e viteve të ftohtë
Durimin veshur me zi , sytë me lot
 
Kërkojne strehë .., mërgimi
Robëruar plantacioneve të shpirtit
Gdhendur në skluptura pendimi
Kërkoj të ringjallem si Krishti
 
Më trokiti ai çast, sërisht si më parë
Në derën e zemrës të pabindur
Hapur kish mbetur ajo e marrë
Veç teje , vështirë tjetërkujt me ju bindur
 
Aroma jote .., zëri yt , përtej detit
Sjellin parajsën , deri ketu
Si bukuria e perëndimit të diellit
Në momentin , kur bashkohet kuq e blu
 
Do më pëlqente të isha fëmijë i mirë
Të llastohem në krahët e tu
Ti më sheh me syte triumfues të dlirë
Se hipotekove zemrën time kështu .
 
 
 
MEDITIM
 
Të flasësh me gotën dhe vetminë
Ndjehesh si dyfek i plasur
Të duash realitetin dhe kaltërsinë
Nuk ndjehesh me shpirt të zbrazur.
 
Sa do të doja, një çaj të shijonim
Veç t’i unë dhe askush tjetër
Mes buzëqeshjesh që na përgjonin
Bota të na kishte zili si verën e vjetër.
 
Të buzëqeshur nga mijëra fjalë
Të përmalluar nga kjo largësi
Jeta s’ do ish e tillë, por e rrallë
S’ do kish turbullime, por çiltërsi.
 
Nuk njohe shpirtin tim, të thellë si deti
Që flet herë pas here me psherëtimë
Mes dhimbjes e dashurisë së një poeti
Shpërthen si llavë vullkani me rrëmbim.
 
 
 
BRENDA KULETËS MODERNISTE
 
Brenda kuletës moderniste
Fshihet ndonjëherë shpirti rrebel
Ndoshta gjendet forcë alturiste
Mendimet e tkurrura kaluar ti përciell
Nëpër oborret e pamundur të paqes
Hipokrizi të paskrupullta dredharake
Bashkëudhëtare thashetheme, lagjesh
Bashkuar tavolina koktelesh gjysmake
Trullosen retë nga këto çmenduri
Të hutuara mos humbet adhurimi
S’ ka si më parë vende me pyje , qetësi
Djegie mes tyre, vrapon dhunimi !
 
 
 
ZGJOHU
 
Kush të trembi, moj Korça ime ?
Mos vallë bora a po ngricat?!
Shoh rrugicat në përtim
Ende s’ ju ka dalë frika
 
Korçën gjumi e ka marre
Nuk e di dhe për sa kohë ?
Si dikur , s’ ka më vajza në dritare
Por as kitara t’ ju këndojë
 
Pa durim pres zgjimin e Korçës
Nga ky gjumë letrargjik
Të këndojnë sërish kitarat
Në çdo rrugicë, kalldrëm pa frikë !
 
 
 
TË FITOSH BETEJËN
 
Jetoj në një botë me trazira
Si ta kuptoj, ku fshihet mrekullia?
Jam përkëdhelur me bukuritë e jetës
Në fillim trëndafil aromë ndjellës
 
Jam hasur me përbindësha , kuçedra
Përplasur spitaleve të fatit kryeneç
Nuk kupton nga vjen brenga
Të gjymton, të përplas si pianec
 
Fiton me sfidat që të përball jeta
Fati tekanjoz të përplas pa mëshirë
Tani shfaqet, si një ëndërr e vërteta
Të fitosh betejën qenka vështirë !

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s