Poezi nga Altin Meçja
Kur turmat presin trenin
Gjithcka po më duket, gri!
Ashtu sikur këpucët e lagura.
Këmbët po më dhembin.
Sytë panë buzë të zjarrta,
që putheshin lehtë…
Fryn një erë e tërbuar malli,
më ftohtë bën brenda, dhe ti e ndjen
ftohtësinë!
Pema përballë dritares sime,
si një Sizif,
po mundohet të rrijë në këmbë!
Krahët e një trumcaku qenkan thyer,
ndërsa të tjerët flënë qetësisht,
sikur shoqëria në agoni,
pret t’i shpëtojë, pemës së vdekjes…
Turmat prisnin trenin
aty pranë stacionit të plakur,
nuk mundnin të ecnin më!
Ishin te lodhur nga demagogjia,
plot, në luget boshe…
Perdet mbuluan dritaret, pa u menduar dy herë.
në erresirën e dhomës, u ndezen ëndërrat.
Prushi i tyre ngjalli mallin e shpirtit tënd të fisëm.
Ah, sikur nesër të jetë Diell!




























Leave a Reply