Kalendari poetik: Alfred Louis Charles de Musset-Pathay (1810-1857) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Alfred de Musset

Kalendari poetik: Alfred Louis Charles de Musset-Pathay (1810-1857)

U lind më 11 dhjetor 1810 poeti dhe dramaturgu i njohur francez Alfred dë Myse, një nga përfaqësuesit e shquar të romantizmit letrar. Pasi studioi për mjekësi, drejtësi dhe gjuhë angleze, u bë një nga mbështetësit e romantizmit francez. Një nga kryeveprat e tij është edhe “La Confession d’un Enfant du Siècle”, me karakter autobiografik. Shëndeti nuk qe i mbarë për poetin, vdiq i sëmurë dhe i harruar pa mbushur 47 vjeç. U varros në varrezat në Père-Lachais, në Paris dhe sipas vullnetit të tij të fundit, nën një shelg. Shelgu ndodhet ende atje, mbi varrin e poetit. Ja një poezi e tij :

MARSI

Oh! Ç’muaj i bukur ky mars!
Është muaj që befason:
Pemët gjithë ditën, çdo çast
Një fllad i lehtë i ndryshon.

Janë ringjallur përrejtë,
Toka më e butë nga ç’qe,
Jugu që fryn lehtë – lehtë
Bën gati blerimin që vjen.

Ja gjelbërojnë dhe vreshtat,
Po zgjohen të gjitha shkurret,
Sa bukur në diell pjeshkat
Janë zbukuruar me lule.

Ngricë, ngrohtë, mot me huqe,
Gjithçka si e magjepsur;
Marsi me faqet e kuqe
Loton i buzëqeshur.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s