Poezi nga Pjerin Ndreka

M’SHITOVE MORI ZANË

Dy pikla t’shndritshme vese, që varen synit tand,
njashtu si loti i prillit, që qiella lshon prej shendit,
t’i njomin ty qerpikt e ndalen në nji kand.
E hana a’ çmeritë; asht ndalë e nuk luen vendit.

Livdue i lumi Zot, që hirin ta ka falë!
Sa lule edhe yje në ty e shofin vedin.
Der’ hana a’ varë n’qiellë; shikjon e s’flet nji fjalë,
tu pa flutrat n’sytë tuej, që ndalen e shuejnë edin.

Poeti s’ka ma fjalë; burimi i ka shterrë.
Veç në ia dhashtë liqeni ndo’i pëshpëshe uha.
Pa ditë ça asht tu thanë, dihat e frymë nuk merr.
M’shitove mori zanë-duket se thotë pa za.

JERM

Kam hi porsi murrani n’arkivin e kujtesës plakë;
Dritare e dyer përplasi, i zgjuem prej ‘i andrrës s’keqe.
Dosjen e pems gjenealogjike kërkoj n’raftet pa kapakë,
n’skedarin e origjins me mbyllë disa boshlleqe.

Kërkova ‘i kangë që nana ma mkoi me tamël t’gjinit.
Kërkova ‘i fjalë që babs ia ndijshe tu pi kafen n’odë t’zjermit.
Kërkova t’kuqt e diellit kur shkon me fjetë diku përtej Ulqinit.
Kërkova born e Kirit që ballin t’ma freskojnë se po m’digjet prej jermit.

S’i gjeta e si nana m’u duk nji vajzë n’minifund n’semafort e Europs,
e baba po i bante temena nji hankos me barnavekë.
Diellin po e varrosshin e ai kjante pa za në fund të grops.
Kushrini jem prej Kirit me krye t’rruem kndonte rap n’diskotekë.

Dy syve t’mjegulluem, që dritë nuk bashin ma,veç lotin lshoshin rrkajë,
jau lshova namt e shpirtit,si qiella ia lshon toks ujin me rrshekë.
Shqiptari s’ka pasë ves me u përqyrrë si gratë e me u shkrehë n’vaj.
Ai çohet vrik prej vorrit;lufton e vritet prapë e s’rrin mbi dhe tu hjekë.

DURIM

Sillet mbrapshtia me fes mbi sy n’për shetitore.
Shul na e xen rrugën herë mue,herë ty; Kurrkush s’hap gojë.
Inadin ruej, si fmijn e vogël,tu e kapë për dore,
mos t’dalin n’rrugë me ia shpue gomat kuj, pa nevojë.

Mbrapshti, mbrapshti. Për njat’ fjalë t’randë, qe’ njimijë lek.
Ma fal inadin se asht i vogël; mos m’i bjer ndesh!
Unë, vetë për vedi, ia shkuli veshin se asht zevzek.
Pash t’madhin Zot, ma fal ksaj radhë; Gjen boll hundëlesh.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,211 hits

December 2019
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List