Poezi nga Festim Liti
 
 
POETËT
 
Shpesh vdesin poetët
të përhumbur,
mbi vargje, rima, metafora.
Udhëtojnë të lodhur drejt motiveve.
Çmendurisht duan të pushtojnë,
qiejt, ëndrrat, kohërat…..
 
Vdesin poetët,
mbi shpinë mbajnë arkë-mortet e fateve,
njerzve, dashuritë e vdekura,
dashuritë e pafilluara,
këngë të mbushura me aromën e lule-lofatave,
dhe shpresa herë-herë të mekura….
 
Vdesin poetët,
edhe tre herë ne ditë,
e vinë përsëri në jetë,
nxitojnë për të mbledhur agime dhe dritë…..
 
Poete janë si Anteu,
që veç nga toka merrte fuqi,
ata vdesin e ringjallen përsëri,
kur këmba e tyre shkel,
në planetin magjik,
që quhet POEZI…….!
 
 
 
QYTETI I HUAJ
 
Ç’ pësoi harku i hënës, ç’ pësoi?
Që la pa dritë këtë qiell blu,
qyteti u zhyt në errësirë,
mendimi fluturoi s’ di se ku.
Me sy të akullt dritaret e shtëpive,
mbi mua indiferente hedhin vështrimin,
neonet e bardhë zgjasin hijen time,
si mantel i zi më mbuloi trishtimi…
Më mbuloi trishtimi në këto hapësira,
gjer në palcë i huaj veten ndjej.
O Zot, pse më hodhe nëpër shkretëtira,
të kërkoj atë që kurrë s’ do t’ a gjej?!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,202 hits

December 2019
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List