Kalendari poetik: Antonella Anedda 22 dhjetor 1955 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Antonella Anedda

Kalendari poetik: Antonella Anedda 22 dhjetor 1955

Poete, eseiste italiane, u lind në Romë, më 22 dhjetor 1955 (wikipedia), por një burim tjetër thotë në vitin 1958. Është lauruar në universitetin La Sapienza në Romë, Venecia (Fondacioni Cini) dhe Oksford ku mori dhe titullin Doktor në Filozofi. (PhD). Ka dhënë mësim në Universitetin e Sienës dhe në Universitetin italian në Lugano (Zvicër). Libra të saj janë përkthyer në anglisht, spanjisht etj. Në shtator 2019 iu dha doktorata honoris causa nga Universiteti i Sorbonës (Paris). Ja një poezi prej saj:

AJRI ËSHTË PLOT KLITHMA

Thua mjaft të mos kesh faj dhe nuk ndëshkohesh,
por ti faje ke.
Plot klithma është ajri. Aty janë, ngjitur në mure,
gërvish paksa dhe duken.
Nga tullat dalin psherëtima, copëra fjalësh.
Patkoj kuajsh të cofur qarkojnë pamje betejash.
I mbajnë për pak, para se në të ardhmen të nisen, pa korniza.

Ç’na bën kaq mizorë me njëri tjetrin?
Ç’na bën më mizorë se të tjerët?
Mizoritë e pësuara, poshtërimet e gëlltitura që na mbështjellin
me gjëmba trupin e plagosur?
Apo thjesht për të keqen jemi paracaktuar
dhe jeta përbëhet prej armëpushimesh të përkohëshme,
kur nuk duhet të urrejmë dhe të godasim?

© shqipëroi Maksim Rakipaj

2 thoughts on “Kalendari poetik: Antonella Anedda 22 dhjetor 1955 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s