Kalendari poetik: Friederike Mayröcker 20 dhjetor 1924 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Friederike Mayröcker

Kalendari poetik: Friederike Mayröcker 20 dhjetor 1924

Poete bashkëkohëse austriake, sot, më 20 dhjetor feston 95 vjetorin e lindjes. Qe mësuese në disa shkolla publike të Vienës, deri sa doli para kohe në pension në vitin 1977. Ka filluar të shkruajë poezi në moshën 15 vjeçare, 22 vjeç botoi punët e saj të para në revistën vieneze Plan. Sot njihet si njëra nga poetet më me peshë në Austri. Ja një poezi e saj:

KUR NDONJËHERË, SI RASTËSISHT…

…paksa prek dora ime dorën tënde me shpinën e dorës
apo trupi im i veshur mbështetet si pa dashje
për një çast me trupin tënd të veshur
këto lëvizje të shkurtra si prej bimësh të thuash
vështrimi yt i pjerrët dhe syri yt gjithë epsh në zbrazëti humbet
dhe pyetja jote menjëherë më ndërpret “këtë verë ku do të shkosh”
“ç’libër po lexon”
si thikë ëmbëlsisht më shpon
mu në zemër, në fyt më ngulet
e thahem si burimi në verën e nxehtë shterron.

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s