Kalendari poetik: Manoel de Barros (1916-2014) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Manoel de Barros

Kalendari poetik: Manoel de Barros (1916-2014)

Poet i shquar brazilian, u lind më 19 dhjetor 103 vite më parë dhe jetoi pothuajse një shekull. Kur në vitet ’80, poetit tjetër të njohur brazilian Carlos Drummond de Andrade (1902-1987), deshën t’i jepnin titullin “poeti më i shquar bashkëkohës në Brazil” u shpreh: “Jo, poeti më i madh brazilian është vetëm Manoel de Barros!”
Libri i tij i parë u botua në vitin 1937, i fundit në vitin 2013 (një vit para se të ndrronte jetë). Ja një poezi nga poeti brazilian:

E DASHURA

Qe një mur i lartë mes shtëpive tona.
Një fjalë s’kisha si t’ia dërgoja.
S’kishte e-mail ato kohë.
I ati saj qe si shqarth.
Lidhja një pusullë pas një guri,
gurin e lidhja me spango
dhe e hidhja te oborri i shtëpisë së saj.
Kur e dashura më përgjigjej
me të njëjtin gur
ishte fitore!
Por ndonjëherë
ngecte pusulla mes degëve të pemës.
Dhe fillonte ankthi.
Kështu qe në kohën e shqarthit.

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s