AT GJERGJ FISHTËS ! *IN memoriam / Poezi nga Përparim Hysi

Poezi nga Përparim Hysi
 
 
AT GJERGJ FISHTËS !
*IN memoriam
 
Po të falem AT i SHENJTË
PO të bie në gjumë,i ngrati,
Se këndove me lahutë
Trimërinë me derte FRATI!
 
Kush fytyrën engjëllore
Masakrisht ta nëpërkëmbi
Eh, ç’shëmti dhe sa mizore
Edhe varrin , ty ta nëmi.
 
Ti,LAHUTË e gjallë MALCIE
Që lëshove zë kushtrimi
APOSTUL i Madh SHQIPËRIE
Humbe se sundoi “shëmtimi”.
 
Ti e mbrojte SHQIPËRINË
Në PARIS e në NEWJORK
Por”shëmtimi” në harrim
Dhe për varr asnjë copë tokë!!!
 
E kërkova varrin tënd
Dhe s’e gjeta asgjëkund
Por të gjeja në çdo”kuvënd”
Nëpër vargje me lahutë.
 
Andaj falem para teje
Tesh që erdh DEMOKRACIA
APOSTUL I SHQIPTARIZMIT
Ti je NDERI! MADHËSHTIA!
 
80- vjet ke në amshim
2020 asht bash për ty.
Shkoi”shëmtimi” në greminë
Për ne gjallë, për krejt SHQIPËRI.
 
*Ka lindur më 23 tetor 1871 dhe ka ndërruar jetë më 30 dhjetor 1940.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s