FUGA E PASOSUR / Poezi nga Agron Tufa

Poezi nga Agron Tufa

 

FUGA E PASOSUR

Dielli e ka ndriçuar miliarda herë këtë skenë
Këtu. Komeditë shndërrohen në teatër mizor.
Këmbehen rolet prorë. Gazavaji pllakos dhenë.
Njeriu luan kahmot arrestin e tij botëror.

Miliarda hëna përshkuar kanë qiellin e natës.
Po rolet s’ndryshojnë. Këmbehen vetëm aktorët.
Njeriu vdes. Njerëzimi si lavjerrës luhatës
Vazhdon t’i përçikë njësoj, të dyja sinoret –

Herë jetën, herë vdekjen, që dihasin pa prehje
Në një thurimë gërsheti. Një Dorë pa prâ i pleks.
Rrotullohet, rrotullohet loja marramenthi në dehje:
Njerëzimi vazhdon. Vetëm njeriu vdes…

14 dhjetor 2013

One thought on “FUGA E PASOSUR / Poezi nga Agron Tufa

  1. Herë jetën, herë vdekjen, që dihasin pa prehje
    Në një thurimë gërsheti. Një Dorë pa prâ i pleks.
    Rrotullohet, rrotullohet loja marramenthi në dehje:
    Njerëzimi vazhdon. Vetëm njeriu vdes… > bravo

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s