Kalendari poetik: Rudyard Kipling (1865 -1936) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 

Rudyard Kipling

Kalendari poetik: Rudyard Kipling (1865 -1936)

Më 30 dhjetor 1865 u lind në Bombej (kur India qe njëra nga kolonitë e shumta britanike), shkrimtari dhe poeti Joseph Rudyard Kipling. Mes veprave të tij numurohen “Libri i xhunglës”, “Kapiteni guximtar”, poezia e famshme “If” (Nëse) etj. Akademia Mbretërore Suedeze i dha çmimin Nobel për veprat e tij në vitin 1907. Disa vite para se të vdiste, një gazetë botoi lajmin e rremë për vdekjen e Kiplingut, i cili me humor të hollë i shkroi asaj gazete: “Sot mora vesh për vdekjen time nga faqet e kësaj gazete. Lutem anulloni pajtimin tim vjetor në gazetën tuaj.”
Sjell këtë shqipërim të ri nga poezitë e Kipling:

SHËRBËTORI MBRET

Tri gjëra e bëjnë botën lëmsh,
Të katërtën s’e mban dot sipër,
Agur i urtë i dinte përmëndsh
Dhe i shkroi në një libër –
Janë katër mallkimet, medet!
Që rëndojnë njerëzinë;
Po kur bëhet shërbëtori mbret,
Aguri e vë qysh në fillim.

Shërbyesja bëhet zonjë, tërbohet
Për gjë s’të hyn në punë.
Budallanë kur me mish rëndohet
E ke vetëm për gjumë.
Martohet ndonjë femër e lehtë
Por lind foshnjen, zë mend;
Ama, bëhet shërbëtori mbret
Veç rrumpallë, s’ka më rend.

Turret vrap sapo ndjen frikën,
Duart s’i ka për punë të mira,
Vesh i tij arësyes i ikën,
Gojën e ka veç për ulurima.
Nuk di si ta përdorë pushtetin,
Veç si të çfaqë fuqinë e tij,
As gjykimit nuk ia vë veshin
Po nuk i pati punët pisk.

Dikur një copë shërbyes qe
Para se të bëhej mbret vetë,
Tani, kur punët i dalin keq:
“Fajet i ka mbret’ i vjetër”,
Sa herë bën marrëzi të re
Dhe vendit tjetër telash i sjell,
Shërbyesi kur bëhet mbret
Fajet mbretit të vjetër ia hedh.

Me premtime dhe parajsën sjell,
Por kurrë s’i zihet besë,
Fjalën e dhënë nuk e mban mend,
Frik’ e tij janë të vetët.
Pak gjë duhet, rrëzohet shpejt
Pushteti që na mori më qafë,
Oh, shërbyesi kur bëhet mbret,
Më shumë se kurrë është skllav!

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s