Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

PËR RRUGËN E NISUR, PËRTEJ LIRISË…

N’bebëza t’syvë m’ranë
Pika tambli, nga gjinjtë e zanave t’Sharrit
Kur, sykëngët, m’i vranë
Pushkët e gjata, që i ruanin, gurët e varrit

Hisen time, që më takonte, nga kulla e fisit
Shenjë gjuhe, për rrugën e nisur, përtej lirisë
Si shajakë me lurk e brez me shallin e plisit
Hije t’emrit, krismën e hutës, n’ballë t’lavdisë

N’bebëza t’syvë m’ranë
Nga gjinjtë e zanave, pika tambli, t’Sharrit
Kur, sykëngët, m’i vranë
Sikur poezinë, pushkë e gjatë e t’tradhtarit.

 

PËR NETËT, ME DASHNI…

N’vazë të kujtesës
Ditëve me stuhi, ndër motet, me shi
Një lule t’shpresës
Mbjellë e kam, për netët, me dashni

Atje ku rrinë xhindet e harrlisura plot sehire
Ku djalli, shkruan, hajmali, me germat, peri
Ku të mallkon dashnia, si jetët, ngjyrë rezile
Atje ku vdiset s’koti, ku shikimet, janë pa sy

N’vazë të kujtesës
Ku sot lulëzojnë,petalet ngjyrë jeshile
T’lules së shpresës
Ndër mote e shi, të jetës, me sy katile.

 

MBI DITËT E IKURA, NËPËR FATE…

Përtej dashnisë, loti
Rigon, mbi ditët e ikura, nëpër fate
Si e shkruar nga Zoti
Libër jete, plot dhimba, n’sy shpate

Me sytë e lodhur, shfletohen faqet, s’koti
Sikur ikja nga vetja, kur e kërkon, ngushllimin
Mes buzëqeshjeve, frikësohesh nga moti
Se duron dot lumninë, që t’pikturon, trishtimin
Frikshëm, shteg dashnie, kërkon nga Zoti

Përtej dashnisë, loti
N’palcë durimi, t’rigon, mbi shpresë
Si e shkruar nga Zoti
Libër jete, ku dhimba mbetet kujtesë.

 

NËPËR UDHË, DASHNIE…

Kjo natë, ka dashni
Syzënat, nuk i merr gjumi, vallëzojnë
Nëpër sy, ka lumni
Këngët zgjohen nga gjumi t’këndojnë

Lakuriq, është jeta, lotët, ja pi shpresa
Uji del nga gurra, si llava e zjarrit, nga toka
Zhveshen shtatët, hije bëhet qëndresa
Nëpër flakë e tym e n’prushn mbetet koka

Kjo natë, ka dashni
Qielli qëndisur rri, me dritë hëne e me yje
Nëpër sy, ka lumni
Vetëm unë, udhëtar, nëpër udhë dashnie.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s