TOKË TRAMUNDANASH (Shkëputur nga vëllimi poetik ” SHTJELLË REJE, SHTJELLË ZJARRI”) / Poezi nga Alisa Velaj

Poezi nga Alisa Velaj
 
 
TOKË TRAMUNDANASH
 
Ka përherë një përmallim shirave vjeshtakë.
Një të pathënë fjalë, si këto re të pashkarkuara, i dashur.
Shpesh, më ikanakë se tingujt, ne shtegtojmë kaltërsive,
duke harruar se të më duash thjesht mua,
duke harruar se të të dua thjesht ty,
nuk është asgjë e re, veç një ritual i lashtë,
si rendja e kohës nga një stinë në tjetrën.
 
Unë duhet të të dua ty dhe dashurinë.
Ti për dashurinë, mua dhe ne të dy të përflakesh,
siç këta qiej të pambarimtë përqafojnë vetveten,
para çdo të papriture që natyra mbjell…
 
Atëhere do të kuptosh ç’do të thotë përmallim.
Se sa e parrezikshme është kjo tokë tramundanash
do të kuptojmë…
 
Shkëputur nga vëllimi poetik ” SHTJELLË REJE, SHTJELLË ZJARRI”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s