Poezi nga Miradije Ramiqi
 
 
Relikt
 
Gërmova nëpër arkeologji
trupit zbardhova ndjesinë
të festoj me Antiken në Ulpianë
trazuar ishin të gjitha vitet
njëzetetre numërova një nga një
pajtuar nuk ishin si në kohën e Havës
mollë e zverdhur mbi komodin
përthekohej relikti në një dashuri
të ftohtit përpinte mendimet
luanin valle mbi pika shiu
bora që binte furtunshëm
kërkohej kënga e malli
nuk harrohej e djeshmja
e ardhmja në arkeologji
në rizbulim artefakti priste
në kopshtin e Edenit
në përkujtim rrotullohej jeta
të rrish apo të ikësh
me një studim
të kthehemi në origjinë
 
 
 
Shpërthe kohën
 
Në hapësirë të shprishur
tingëllimën e zërit tënd kërko
mbarëso atë shpirt zemërimi
duke u kthyer
aty ku bashkohet
realja me magjinë
nëpër errësirë
frymëzimin tënd zbardho
labirinteve të lashtësisë
gjurmëve tua
në Antikën e vonuar
në kohë e nëpër kohë
kërko kërko kërko
Realen
Magjinë
Tingëllimën
Zemërim
Frymëzimin
Lashtësinë
Gjurmët
Antikën
Nëpër kohë…
 
 
 
Mëndafshi
 
Në një dhomë
një karrige me mbulesë mëndafshi
dhe e vjetër një tavolinë
pak më larg në një kënd
një kanape
unë zgjodha karrigen
ti kanapenë
shikohemi nga larg
ëmbëlsisht meditojmë
derisa pa pritur
rrëshqas nga karrigia
në përqafim rastis
në ëndërr udhëtimesh pakufi
deri te ti
Er(ë)anda Hirësi
 
Shkëputur nga vëllimi poetik ” Hirësi përrallore”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,202 hits

December 2019
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List