PER TY KURRË S’JAM PENDUAR / Poezi nga Bajame Hoxha – Çeliku

 
Poezi nga Bajame Hoxha – Çeliku
 
 
PER TY KURRË S’JAM PENDUAR
 
Më kujtohet kur vjen e ikën deti,
dhe si ai shtrihem mbi breg.
Sot jam shumë larg atij mëngjesi,
dhe ndjej shumë mall për ty, vërtet.
 
Në qoftë se ti s’do më dashuroje,
s’do t’kishte qenë kurrë ai mëngjes!
Ata krahë që fort më shtrëngonin,
ai afsh që ndjeva poshtë dekoltesë.
 
Dhe tani shtrihem si uji mbi këtë breg.
Ta dish për ty kurrë s’jam penduar!
Atë fllad, ato ngjyra të atij mëngjesi,
me gishtat e mi përherë kam shkruar.
 
Oh, sa jam larg atij mëngjesi vere!
Dhe jam në çaste melankolie, e di.
Ti rron larg meje, larg atij mëngjesi,
pa atë mëngjes s’do të isha asgjë tani.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s