Poezi nga Anila Kruti

 
Poezi nga Anila Kruti
 
 
Pa ty
 
Në subkoshiencën tënde
në zonën më të errët
më mbllaçit herë pas here
me frikën se mos më gelltit dhe mbytesh.
Dy metra më poshte unë
eci në një rrugë të blertë
ku përtyp
Poezi
dhe i bëj dritë vetes .
 
 
 
***
 
Në fushën e artë
rreth pemëve
kam mbirë grurë.
Më puth dielli.
Kokëvarur
pjekur rri
kalli.
Zogjtë më vinë rrotull.
Po unë…
Unë dua të më mbledhesh
në duar
Ti.
 
 
 
Mos e merr të lehtë
 
Mos e merr të lehtë
një grua që lexon.
Që hedh hapa dhe hap dritare.
Që kujdeset të zbukurojë shpirtin me orët e mëngjesit dhe muzgjet e mbrëmjeve.
Që njeh mirë peshën e fjalës . Që puthet me blerimin dhe mahnitet nga bardhësia.
Që fle në pragun e stinëve dhe ngrihet në lotët e shiut.
Mos e merr të lehtë
një grua
që qesh bukur edhe përlotet për një syçelur gjethesh .
Që ngrihet pas një tragjedie shpirti.
Që ngjyroset me dritë dhe gatuan poezi.
Mos e mer të lehtë një grua që di mirë ç’është seksi ,orgazma ,dashuria.
Drithërima ,vetmia,dhimbja ,vdekja.
Ferri i mungesës
parajsa e përqafimit.
Mos e merr të lehtë
një grua
që mban brenda vetes
erën ,shiun, stuhinë
diellin.
Mos e merr te lehtë një grua
që ecën pak dhe vrapon shumë.
që flet pak dhe thotë shumë.
Një një grua të tillë
e ka bekuar Zoti.
Humbe po deshe…
 
 
 
***
 
Lindi poezia
tek unë
dhe nuk vdiqa.
Pastaj,erdhe ti
dhe
m’u përmbys bota…
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s