Kalendari poetik: Chenjerai Hove (1956-2015) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Chenjerai Hove
 
Kalendari poetik: Chenjerai Hove (1956-2015)
 
U lind më 9 shkurt 1956 Chenjerai Hove, poet, shkrimtar dhe eseist nga Zimbambwe, që shkroi veprat e tij në anglisht dhe në të folmen vendase Shona. Atdheu i tij, si e gjithë Afrika, pati një të kaluar koloniale dhe një të tashme ku pushteti është në duart e puthadorëve të ish kolonialistëve, ose lloj lloj aventurierëve që mendojnë vetëm për pasurimin vetiak. Punoi si mësues dhe gazetar, por sulmet e tij ndaj regjimit të Mugabes e shtërnguan të merrte rrugën e mërgimit. Vdiq para kohe në Norvegji më 12 korrik 2015. Rrënqethëse poezia e tij, shpesh më kujton gjendjen e vendit tim…Ja njëra nga poezitë që kam prej tij:
 
 
KËNGA E PAVARSISË
 
E ardhmja vinte e praruar,
prej gjakut që na piu pasuruar.
Ndoshta ne, nga habia shastisur,
pranuam dhëmbjen që sillte
se qemë si të dehur.
Por ende në qafë kishin lakun
por gjithsesi e tërhoqëm
dhe këputëm konopin që na mbyste.
Erdhi pavarsia,
por na mbeti ende ai lak
rreth qafës.
Nuhasim madhështinë atje tej
ndër kishat e kështjellat e rrënuara.
Kështu që lakun në qafë e mbajmë
dhe lutemi të na marrin sërish zvarrë
në emër të zhvillimit këtë radhë.
Por vendi ende këtu është
dhe populli këmbët e zbathura përplas përdhe
gjersa liria të vijë vërtet.
 
 

© shqipëroi Makim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s