Bertolt Brecht
Kalendari poetik: Bertolt Brecht (1898-1956)
U lind më 10 shkurt Bertolt Brecht, dramaturg, regjisor, poet dhe eseist gjerman. Nga ç’kam prej tij përzgjodha këtë poezi:
LUFTA QË DO TË VIJË
Lufta që do të vijë,
e para s’ka për të qenë. Më parë
shumë luftëra janë bërë.
Në luftën e fundit,
pati fitimtarë dhe të mundur.
Ndër të mundurit, njerëzit e varfër
vuanin nga uria. Ndër fitimtarët,
të varfërit vuanin nga uria gjithashtu.
© shqipëroi Maksim Rakipaj