Poezi nga Sonja Haxhia / Shkëputur nga vëllimi poetik “SHPIRTI IM NË BLU”

 
Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
Shpirti im në blu
 
Po ngjyros shpirtin tim
në blu sot,
dhe kjo është e tëra…
Sytë përmbyten mbi zambakët e ujit ,
mbi palma që dekorojnë rrugët
në trëdafila që çelin me ngjyrat e qiellit,
njësoj,
si të Nënës time…!
 
Si një planet që rrotullohet rreth meje ,
kthehen në blu ditët e mia…
 
 
 
Dritare mbi qiell
 
Dritare mbi qiell
hapini më shumë kanatet këtë mbrëmje
për yjet e sapoçelur
për vezullimin e parë
dritë ëndrrash zbritur
ashtu heshtas
pa folë asnjë fjalë.
 
Dritare mbi qiell
mos harro shikimin tim të vetëm
përhumbur galaktikash
ngatërruar kaq larg,
aty ku shkrepin të bardhat shkëlqime
pasyrës së shpirtit
reflektuar mall!
 
 
 
Unë shkruaj
 
Unë shkruaj me shkronja shpirti
gërmëzime që prekin në gjak
vargje që mbartin brengë
e gremisen hoveve të akullta,
për atë që shkon e kthim s’ ka më pas
për atë që vjen e rilind çdo agim të bardhë.
 
Unë shkruaj edhe për ty
e kur nuk gjej dot më fjalët e duhura
humbas ngjyrës blu
atje ku takohet vështrimet e kaltra
gërshetave të rrezeve dritë
përthyer kaq ëmbël prizmit të syve
e rrezatur përjetësisht tek Unë.
 
 
 
Përherë e më pranë
 
Në fllad të detit
ndiej parfumin tënd
aromë ardhur mes puhish të jodizuara
kripëzuar stërkalave valë
e përhapur ëmbël gjithë ranishtes.
 
Natës më shfaqesh si një vegim
plot yje që shndrijnë kupës më të lartë
dhe ti si i vetmi vezullim
zbret ëndrrave të mia magjishëm.
 
Disa shtigje të çojnë ujrave
pasqyrim i rrezeve jetë
dashuruar me përjetësinë kristale
heshtas, ngjyrimesh pafund.
 
Ti nuk je i vetmi mendim,
nuk mund të shuash as dëshirat,
Ti je oazi im
që të ndiej thellë në shpirt.
 
Shkëputur nga vëllimi poetik “SHPIRTI IM NË BLU”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s