Poezi nga Mercedes Gega

 
Poezi nga Mercedes Gega
 
 
Se ti je TI
 
Dita çdo mbrëmje grilat mbyll
dhe pas e lë çdo gjë që shkoi,
por zemra jote i ndez gjithë yjet
në dritë të tyre të më shikojë.
 
Sepse je ti, e shtrenjta ime,
si ti jo bota s’njeh të dytë,
në shpirtin tënd, ku merr jetë jeta,
në sytë e tu dielli merr dritë!
 
Zemër, lejomë, sot e përherë,
shpirt, lejomë unë të të quaj,
buzëqeshja jote, frymëmarrje jete
për çdo brengëgrishje, zemërlënduar!
 
Se ti je ti dhe s’ka dyshim,
më i madhi gëzim e dhimbja ime,
ti, më sublimja nga dashuritë,
e pazëvendësueshmja nëna ime!
 
 
 
Mos më harro!
 
Marramendur
Digjet në flakën e vetë kjo natë korriku
në nisjen drejt fundit të saj…
 
Ne të dy…
 
Ne të dy mbështillemi ajrit
që ndan të përbashkëtat e kësaj vorbulle frymësh
E bëhemi një guacke shprese bregut të jetës…
 
Grimca dritëhëne
Mbledh qiellit të syve të mi…
Dhe me to shkruan buzëve të tua:
“Të dua”…
 
Merri gjithë ëndrrat e kësaj nate vere
Korriku im
Pa ty unë jam një gjysmë hëne në arrati…
 
Në mundsh, ti duamë dhe përtej fjalës
Në mos,
Mos më harro…
Heshtjesh do të të dua
Gjithësesi…
 
 
 
Fundjavë ndryshe…
 
Fundjava erdhi me këpucë shirash
Dhe pas dritares
Mbi pemën pas dritares time
Var pallton e saj të erës…
 
Kafeja mbi tavolinën e drurit
Krijon forma të avullta imazhesh,
të cilat jetojnë me mua
sa puthja e një pikëze shiu
mbi faqezën e xhamit të dritares së vetme të dhomëzës time…
 
Çdo gjë duket relativisht më e vogël sot!
 
Ndoshta ky është efekti
Që na jep çasti kur shohim jetën
të ec majë gishtave në litarin e ekzistencës…?!
 
Më tej një libër,
disa fletë të zhubrosura dhe një stilolaps i mbyllur,
presin si udhëtare që eksplorojnë fundjavën …
 
Bashkë me kafen
Rrufit dhe ca fjalë të pathëna,
Një puthje të padhënë,
Grimca të një lamtumire të pashprehur…
 
Shije bajamesh të pjekura
Shpërndan imazhi yt
Në qiellzën e kujtimit të një stine diejsh,
kësaj fundjave,
Shije të një bajameje të pjekur
ende pa u rritur mirë…
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s