Poezi nga Raimonda MOISIU

 
Poezi nga Raimonda MOISIU
 
 
……burgu i gurtë i lirisë tënde…..
-.-
Nga dritarja ime shoh fluturimin e trumcakut,
krahët e tij janë imazhi i urës,
që lidh brigjet mes rrezeve të diellit
dhe kaltërsisë së qiellit.
-.-
Pas zogut unë papritur nisa të ec,
me gjymtyrët e kujtesës,
duke ndjekur pas pendët e tij
të fluturimit.
Nisa të gjykoja shpresën e dashurinë,
ankthin e embrioneve të zemrës,
dalldinë e përflakur…..
Nisa të rrëfehem se ende marr frymë.
-.-
Në psherëtimën e agimeve,
bulëzat e djersës tënde ledhatojnë
buzët që mërmërijnë nga dashuria,
si flatrat fërgëllonjëse të trumcakut.
-.-
Në burgun e intmiteteve të mija,
në errësirën e llampave që na lidhin,
rri strukur sekreti i artë i buzëqeshjes, ku
është burgosur liria tënde….
–.-
Në ishullin e bardhanës së carcafëve,
lulëzojnë margaritarët e virgjërisë së shpirtit tim…
Rilindim për të nesërmen.
-.-
Në cepin e shikimit zogu fluturon,
nëpër hapësirën e mitrës së hënës,
dëgjohet vetëm një zë,
Ai, më i sinqerti i botës,- zëri
që më grish për mëkat,
nëpër koralen përkëdhelëse të petaleve,
që kanë përmbytur kopështin e trëndafilave.
-.-Cdo ditë vjen një trumcak, nga lart
dhe
cicërin
cicërin papushim,
në dritaren e burgut të gurtë…
 
 
… Prisnim në heshtje ëndërrat….
-.-
Me qarjen e parë, erdhi shpirti i madh i nisjes ,
dhe rashë në grackën e padijes.
 
Në dritaren e jetës u shfaq miqësia jonë gazmore,
e ndritshme , mes erës dhe reve ,
mes meje e zogut, mes zërave fëminorë,
që, kërkonin qumësht , nga gjiri i nënës,
apo që bëlbëzonin fjalën : Ujë!
 
Eh, kjo mosha e fëmijërisë!
Filluam të shqiptonim; Nënë,Baba!
Bëlbëzuam gërmat e alfabetit; A,B,C….. !
Pastaj…pastaaajjj, e pamë veten të rendnim,
për të luajtur kukafshehti…
 
Kur erdhi ajo…ajo.., mosha e adoleshencës,
tok me të përdore, nisëm të vraponim,
duke ndjerë aromën e mimozave;
preknim shpërthimin e lulekumbullave
të bardha, si fustane nusërie.
 
Mimozat e shkreta…tani rrinin të fshehura!
Prisnin në heshtje ëndërrat, të binin nga
delikatesa, e dëshirave dhe feminitetit.
Lëkundjet e degëve të manjolës, me flladin e tyre,
na krihnin flokët.
 
Në hapësirat e ndjenjave , në tik-takun
e rrahjeve të zemrës, nga gufimi i gjoksit
të zbuluar, pafundësisht të zbuluar,
në heshtjen e fjalëve të dashurisë,
shtrirë mbi qilim manushaqe, në
kopshtin poshtë dritares, nisëm të
pëshpërisnim fjalët e shpresës,
nën tinguj serenatash….
 
Me lëngun e ëmbël të puthjeve , zbuluam
se; dicka mund të bënim, dicka të vecantë,
që i magjeps të gjithë, që e kishin bërë të gjithë,
dhe që ishte krejt e ndryshme nga
të gjithë; sic janë fytyrat e njerëzve .
 
Zbuluam se si, mund të bëhesh princ,
apo princeshë, duke patur në vënd të pallatit
të artë, një livadh dhe në vënd të qilimave
të Persiseë një shtrojë me lulevjollca.
 
Mësuam se ne mund të dashuronim,
dhe të dashurohemi marrëzisht….
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s