Poezi nga Rami Kamberi

 
Poezi nga Rami Kamberi
 
 
KUSH MA PREK, POEZINË…
 
Kush ma prek poezinë
Me shpatë moskove, të perandorisë së kuqe, në Iliri
Kush ma ndalon, lirinë
Si dikur, me pranga t’djallit, për fjalën: të dua Shipni
 
Kush është ky qyqan, që duket si mjeran, dalë nga varri
Dorë e zgjatur apo hije e tradhtisë, që mendon se është i parë
Kush është ky, që vetes i thotë: jam, poeti nga Gostivari
Që rri pranë pushtetit, ku u thuhet, ndaloni, poetëve shqiptarë
 
Kush ma prek poezinë
Që lumin e jetës e ka tek gurra e maleve, të Sharrit plak
Kush ma ndalon, lirinë
Që lulëzonë, si lulëkuqet tetovare, mbi plagë e mbi gjak.
 
 
MOS VDEKSHA, PA TË PARË…
 
Mos vdeksha pa të parë moj Bardhoke
Që m’je lidhur, shall për plisi, si dashnia për liri
Mos gjetsha varr, si bamat e kësaj toke
Që më japin, emër me krenari, si besa në malësi
 
Kam mall, të ta them, fjalën, që më mbet, pa ta thënë
Ditën e madhe të bashkimit, kur vallëzoje vallen tetovare
Kam mall që t’ma thuash Bardhoke, fjalën e pa thënë
Ditën e madhe të bashkimit, me sytë tu, ngjyrë shqiptare
 
Mos vdeksha pa të parë moj Bardhoke
Që m’je lidhur shall, si Nëntorët e Njëzetetetës
Mos gjetsha varr, si bamat e kësaj toke
Që t’ma mbulosh shtatin, me dashurinë e jetës.
 
 
TRE DITË, PARA MARSIT…
 
Na u dëgjuan ca të shtëna
Nga pushka kombëzezë, me tytë tinzare
Ku rrinin Ai edhe Syzëna
Sy dy ikonat e malit, për lirinë shqiptare
 
Te Guri i Shqipes, ku pushojnë, shqipet e atdheut
Me shekujt e plagëve, lidhur, për ballin e Sharrit
Si Moti i Madh, me nishan e nam, të Skënderbeut
Me këngën e fundit e amanetin e Adem Jasharrit
 
Na u dëgjuan ca të shtëna
Sytë nuk e panë as pushkën e as plumbat
Ku rrinin Ai edhe Syzëna
Te Guri i Shqipes, ku ndalojnë pëllumbat.
 
 
Ç’MË DUHET, JETA PA TY…
 
Ç’më duhet jeta pa ty
Kur dakikët, më lidhen nyje, në fyt
Ç’më duhen lot në sy
Kur dashninë, ma merr, nëntor i dyt’
 
Koha më shikon, si lisin në fund të vjeshtës
Me degët e derdhura, që e kërkojnë qiellin
Kokë e humbur, jermi që ec, udhëve të jetës
Me bebëza sysh, që kanë frikë edhe diellin
 
Ç’më duhet jeta pa ty
Moj Bardhoke e qytetit, të njëzetetetës
Ç’më duhen lot në sy
Moj këngë lirie, pa syt’e ngjyrat e jetës

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s