SI ËSHTË TË FLASËSH ME TY… / Poezi nga Alma Zenellari

 
Poezi nga Alma Zenellari
 
 
SI ËSHTË TË FLASËSH ME TY…
 
Është sikur prek dritën me gishta,
dhe e lë atë dritë të udhëtoj brenda teje,
gjer në zemër.
Është sikur më sheh mes poreve
dhe shfaqet befas një yll i vogël,
dhe unë.., ndihem ndryshe.
bëhem flutur me krahë të bukur,
bëhem ajër, pupël
ndoshta cicërimë,
ndoshta dallëndyshe…
Të flasësh me ty është,
të shohësh brenda vetes të mirën dhe ta duash fort
duke ndjerë ngazëllimin dhe fuqinë e saj.
Është si të puthësh diellin, ta mbash syve.
Është si të ndjesh qiellin,
fluturimet e zogjve horizonteve të përskuqura
të duash krahët e tyre…
Ata s’kanë frikë…
Është të ndjesh gjelbërimin poshtë këmbëve
dhe të të pëlqejë shndërrimi
në lule, në frut, në gjethe…
Është si të soditësh yjet që bien në det
është kthim në ujëra magjike sirenash,
kënga buzë shkëmbit,
tërheqja e valës që thith bregun me buzë të zhuritura,
me etje…
Të flasësh me ty,
është të ndihesh e plotë,
e dëshiruar, e përthithur në retina të kaltra sysh,
është shumëçka…,
Është si të presësh pranverën,
të mbulojë livadhet e shpirtit me simfoninë e bardhë të luledeleve,
të ndihesh grua e parfumuar me ëndrra,
melodi.
Të flasësh me ty…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s